Zgjidhet problemi, ish të përndjekurit minatorë do dëmshpërblehen

Vetëm një muaj pasi ish-të përndjekurit që kanë punuar në miniera thirrën në interpelancë Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, merr zgjidhje problemi i tyre. Ditën e sotme, në mbledhjen e Qeverisë u miratua projektligji që do të bëjë të mundur njohjen e kohës së punës në miniera për efekt pensioni.

Mbi bazën e këtij vendimi, të gjithë ata që gjatë kohës së burgimit kanë kryer punë të rëndë në nëntokë, do të shpërblehen për kohën e punës njësoj si paga e minatorëve. Një vendim i tillë do të ketë një efekt të menjëhershëm, në përmirësimin e pensioneve të kësaj kategorie.

Njëkohësisht, projektligji i miratuar ditën e sotme i jep kësaj kategorie një tjetër të drejtë, pasi koha e shpenzuar në minierë njihet sa dyfishi i kohës së qëndrimit në burgje. Një vendim i tillë do të sjellë gjithashtu efekte mbi dëmshpërblimet e ish-të përndjekurve për kohën e burgimit të padrejtë në periudhën e komunizmit.

E thënë ndryshe, nëse një person ka kryer pesë vite punë në minierë gjatë burgimit, ai do të dëmshpërblehet jo më për pesë, por për dhjetë vite burgim. Për personat që nuk janë në jetë, përfitues do të jenë trashëgimtarët e tyre ligjorë. Projektligji do të fitojë efekt të plotë brenda disa javësh, pas miratimit të tij në Kuvend.

Me këtë akt, shteti shqiptar vendos në vend një padrejtësi thuajse 25-vjeçare, periudhë gjatë të cilës ish-të përndjekurit e minierave janë trajtuar njësoj si bashkëvuajtësit e tyre në burgjet e tjera të vendit, ku nuk ka qenë e përfshirë puna e detyruar. Thirrja në interpelancë e ministrit Ahmetaj, më parë gjatë muajit shkurt, u mundësua falë Portalit të Bashkëqeverisjes, në “shqipëriaqëduam.al”.

Falë kësaj risie, të përuruar në fillim të mandatit të dytë të qeverisë, me grumbullimin e 100 firmave, çdo kategori apo shtesë e popullsisë që shqetësohet nga një problem i caktuar, mund të thërrasë në interpelancë vetë kryeministrin ose cilindo ministër apo drejtor të lartë që mund t’i japë zgjidhje shqetësimit të tyre.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Maks: 28/03/2018 15:37

    Nuk lat hale pa shperblyer po ata punetor e koop qe ndertuan shqiperin kur do u vij radha qe te demshperbleheb. Nga ju qe i lat rrugeve pa pun e pa buk

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas

50 medikamente të reja për sëmundjet onkologjike, Koçiu: Shtim të numrit të fishave të diabetit falas