Lajmi për vazhdimin e bisedimeve është bërë i ditur nga disa media opozitare maqedonase, por ata nuk bëjnë të ditur se në çfarë formati dhe kush do të jetë i pranishëm nga përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Ky takim sipas mediave maqedonase është imponuar nga Bashkimi Evropian, pas dështimit të negociatave 12 orëshe që filluan të mërkurën pasdite në Bruksel, me iniciativë të eurokomisionerit për zgjerim Johannes Hahn.
Mosarritja e marrëveshjes ka të bëjë me qëndrimet kontradiktore të liderit të VMRO-DPMNE Nikola Gruevski dhe liderit të LSDM-së, Zoran Zaev. Ndërkohq që ky i fundit ka bërë të qartë kërkesën për një qeveri kalimtare pa Gruevskin si kryeministër edhe pse Gruevski ka ofruar opsione të tjera, por gjithmonë duke qëndruar ai udhëheqës i një qeverie kalimtare.
Redaksai Online
(o.b/ shqiptarja.com)