Zgjidhja e ndërkombëtarëve e
pikat që kërkoi të shtojë PD

Zgjidhja e ndërkombëtarëve e<br />pikat që kërkoi të shtojë PD
TIRANE- Draft/rezoluta e përgatitur nga eurodeputetët Eduart Kukan dhe Knut Fleckenstein paralajmëroi mëngjesin e djeshëm fundin e ngërçit politik në vend dhe rikthimin e opozitës në Kuvend. Pas orëve të gjata negociatash me përfaqsuesin socialist Taulant Balla dhe atë demokrat Genc Pollo, eurodeputetët shpallën rezolutën e përbashkët në të cilat mungonin vetëm firmat e palëve. Katër pika e sjella në formën e një draft/rezolute u formualuan pas diskutimeve me aktorët kryesor politik në vend,  nga përfaqësuesit e grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Evropian, Socialdemokratët dhe Partia Popullore Evropiane.

Përfaqsuesit e mazhorancës dhe opozitës u zotuan se që në krye të herës se gjatë ditës së djeshme do të uleshin në tryezën e diskutimeve për të miratuar rezolutën e propozuar nga negociatorët, duke lënë të nënkuptohet se opozita do t’i jap fund bojkotit. Megjithatë zhvillimet e ndodhura përgjatë ditës dhe ndryshuan fatin e negociatave duke rrezikuar seriozisht arritjen e një marrëveshjeje mes palëve. Kjo për shkak se që në takimin e parë, negociatorët e djathtë paraqitën në tryezë një draft/rezolutë që krahas propozimeve të bëra nga ndërkombëtarët përmbante pika me të cilat përfaqsuesit e mazhorancës nuk ranë dakort dhe nuk pranuar të firmosnin.

Në draftin e dy negociatarëve pika e parë thekson faktin që opozita duhet të rikthehet në Kuvend dhe t’i jap fund bojkotit, ndërkohë që nga shumica qeverisëse kërkohej që të mos përdorë 3/5 e votave pa konsensusin e opozitës sa here që ka mundësi. Në pikën e dytë kërkohej që palët të respektojnë shtetin ligjor, duke iu referuar vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Pika e tretë në rezolutën e hartuar nga negociuatorët flet për çështjen më të nxehtë dhe të kërkuar me forcë nga demokratët gjatë muajve të bojkotit.

Bëhet fjalë për dekriminalizmin e Parlamentit, ku kërkohet angazhimi i të dyja palëve për të përqafuar standardet evropiane sa i përket çështjes së personave me dosje kriminale, dhe vënia e kritereve të fortë për të qenë deputetë. Ndërkohë që në pikën e fundit, theksohet se Parlamenti Evropian do të mbështesë marrëveshjen mes partive shqiptare. Miratimi që politika shqiptare dha për rezolutën menjëherë pas miratimit të saj, pavarësisht zhvillimeve të mëvoshme i dha zyrtarisht fund punës së dy eurodeputetëve, ndërkohë që sot mazhoranca dhe opozita pritet që draftin ta votojnë në Kuvend. Dështimi i marrëveshjes erdhi për shkak se PD, brenda ditës ndryshoi pretendimet e saj dhe rezolutën e propozuar.

Ndryshimi thelbësor që demokratët bënë në draftin e propozuar nga dy negociatorët kishte të bënte me kufizimin që mazhoranca duhet të kishte përball opozitës për përdorimin e 84 votave. Në një kohë kur eurodeputetët kërkonin që mazhoranca të konsultohej me opozitën për ligjet me 3/5, demokratët e kthyen në një kusht taksativ për shumicën qeverisëse. Ndryshime kishte edhe në pikën për dekriminalizimin, kur u kërkua që ligji të hyj në fuqi menjëherë.

Ja çfarë kërkoi PD të ndryshonte nga rezoluta që propozuan negociatorët
1. Për të konfi rmuar vendosmërinë e plotë, në mënyrë imediate për të zbatuar të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ky zbatim duhet të ndërmerret direkt dhe në frymën e besimit nga instucionet përgjegjëse. Partitë politike do të amendojnë ligjet relevante përfshi procedurën parlamentare dhe atë të këshillit të ministrave në mënyrë që të ndërtohet një kornizë ligjore e qartë me obligimet dhe përgjegjësitë, procedurat dhe afatet e nevojshme në mënyrë të implementimit sistematik të ligjeve. Partitë angazhohen pa asnjë vonesë në ngritjen e komisioneve hetimore përmes miratimit me një të katërtën të votave. Shumica e komisioneve hetimore duhet të kontrollohet nga pala kërkuese.
2. Partitë duhet të ndërmarrin një rezolutë përfshi hapa solid për dikriminalizimin e deputetëve të tanishëm dhe të ardhshëm në parlament bazuar në praktikat më të mira të Parlamentit Europian. Kjo do të arrihet me amendimin e ligjit si dhe në kontrollin periodik të integritetit të deputetëve si për të tashmen dhe të ardhmen e tyre kriminale brënda dhe jashtë territorit të Shqipërisë.
3. Partitë do të adoptojnë ndryshime në rregulloren e procedurës parlamentare e cila duhet të garantojë kohë të barabartë mes Kryeministrit dhe drejtuesit të opozitës në parlament, përfshi përgjigje për cdo ndërhyrje të kryeministrit gjatë seancave plenare. Maxhoranca qeverisëse nuk do të përdorë shumicën e cilësuar prej 3 të 5-tave në parlament duke anashkaluar opozitën.
4. Partitë përshëndesin rolin e Parlamentit Europian si mbështetës dhe dëshmitar të kësaj marrëveshje duke marrë rol monitories për zbatimin e saj.

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)

'Lëre detyrën e bëj si themi ne!' Polici bashkiak i Vlorës dhunohet se gjobiti furgonin e linjës! Zbardhet dëshmia, tregon dhunuesit (EMRAT)