Dhe, pala greke ka mbajtur fjalën, deri kur kriza e Përmetit ka risjellë në skenë fantazmën e toponimeve, ditën e mbrëmshme e sot paradite, kur përsëri, sipas të njëjtave burime, zoti Rama ka komunikuar me Athinën. Burimet brenda kabinetit të ri qeveritar saktësojnë se rikthimi i normalitetit ka ardhur falë këtij komunikimi.
Nga ana tjetër, Edi Rama nuk ka dhënë asnjë deklaratë për çështjen e krizës në Përmet, por burimet e gazetës sonë pranë pranë kreut të qeverisë thonë se kryeministri i ri dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, janë të angazhuar për zgjidhjen e këtij problemi. Duket dhe dialogu i hapur nga kryebashkiaku socialist i Përmetit, me përfaqësuesit e kishës, është produkt i përpjekjeve dhe strategjisë së Ramës dhe Bushatit për zgjidhjen e këtij problemi.
Shkrimi u botua sot në Gazetën Shqiptarja.com (print) 22.08.2013
Redaskia Online
(b.m/shqiptarja.com)