SHKODER - Sot qyteti i Shkodrës do të ketë një tjetër event kulturoro-artistik, atë të çeljes së "Karnavaleve të Shkodrës".
Shkodra është padyshim një nga vendet më interesantë për natyrën e saj. E pasur me resurse natyrore e turistike, kulture, traditë, bukuri peisazhesh, tingujsh, ngjyrash.
Me këtë sfond kaq të pasur stimujsh, krijimtarishë, folklori, lidhen edhe karnavalet në këtë qytet.
E fokusuar mbi maskat e larmishme, paradat, kostumet e mrekulluershme veneciane, mbi gjallërinë, në bejtet e famshme dhe ritet e traditës, Karnavalet e Shkodrës kanë ditur të japin gjithmonë një imazh spontan, të freskët, të gjallë e dinamik.
Karnavalet e Shkodrës janë edhe një ftesë për turzmin kulturor për qytetin Verior.
Veç qytetarëve shkodran,në këtë festim publik,pritet të ketë shumë vizitor nga qytetet e tjera të vendit.
Bashkia e Shkodrës, organizatorja kryesore e këtij eventi, bënë prezent edhe programin e aktivitetit: Dita e parë, sot në ora 10 bëhet grumbullimi para sheshit Bashkiak dhe nisja nga drejtime të ndryshme të kuadrateve artistike të shkollave të mesme dhe 9 vjecare të qytetit, me maska dhe kostume drejtë "pedonales" së qytetit.
Ora 10:45 Performancë nga Banda e Qytetit me marshe festive.Në vazhdim aktiviteti do të gjallëroj për dy ditë me radhë sipas një programi të shpallur nga Bashkia e Qytetit./ATSH/
/Shqiptarja.com