Inida Gjata, e njohur ndryshe me emrin artistik Zhaku ka reaguar për atë që po ndodh me banesat e romëve, të cilët janë dëbuar prej tyre pasi një biznesmen rezulton të jetë pronar i tokës ku ata jetojnë prej shumë vitesh.

Kësaj çështeje ajo i ka dedikuar disa statuse ku duket se e sheh ndryshe këtë komunitet dhe problematikën e tyre.  

“37 familje rome janë të pastrehë?! Si mund të jenë të pastrehë romët, kur romët në fakt janë një grup endacakësh që vjedhin e mashtrojnë dhe e kanë shndërruar në biznes lypjen?!
Futini në burg ata katilë që pjellin fëmijë për t’i shfrytëzuar. Kastrojini. Mos u bëni hipokritë tani?! Doni dhe ndëshkim për ndërtime pa leje?! Po romët janë vetë ndërtimi pa leje .

Ata janë njerëzit pa leje. Pa identitet . Pa kuptim. O jepuni kuptim e bëjini njerëz ose futini në burg.

Mos bëni si San Maritanë tani duke e ditur fare mirë se çfarë krimesh ata njerëz kryejnë. Nuk e kam me të gjithë komunitetin rom e kam me ata që shfrytëzojnë fëmijët, që mashtrojnë si çyryk , për ata që i shfrytëzojnë gratë për prostitucion.

37 familje të pastreha nga ata të Qendrës së artit?! Në burg. Fëmijët për rehabilitim dhe ja, u gjet dhe streha për ta! Shoqëri hipokrite! Media e dhjerë deri në deje! Politikanë të trafikuar më keq se ata që sot u thoni me përkëdheli rom, por në fakt në jetën e përditshme u thërrisni jevgj.

Doni të bëni diçka të mirë për Shqipërinë?! Fillojeni nga të drejtat e fëmijëve e në vend tu jepni strehë kriminelëve mendoni për ata që i lanë paret nëpër firma meqë Presidenti i atëhershëm u tha se ishin të sigurta!”, ka shkruar artisja në Facebook, e cila aktualisht po jeton në Gjermani. 

zhaku

Më pas ajo ka vazhduar të komentojë shoqërinë civile që ka dalë në përkrahje të protestës së romëve.

 “Është absurde dhe shumë qesharake se si ca njerëz sot pozicionohen në mbrojtje të të drejtave të romëve që kanë mbet pa baraka dhe s´kane ku t’i rrahin fëmijët. S ´kanë as ku të lejnë me barrë goca nga 12-13 vjeç për të shtuar biznesin e tyre kriminal të trafikimit. Ju vjen keq për ata?! Sa absurde! Po s´keni faj se e gjithë Shqipëria është bërë si një lagje barakash me ato kabllo e ndërtime pa lidhje , me fëmijë që shesin bajame, që s’të shqiten derisa të të marrin ç’ka të mundin, që nuk shqiten nga makina e nëse s’u jep atë që presin të godasin, apo mallkojnë , apo ...

Ata rom që duan të integrohen, janë integruar. Punojnë, mësojnë. Tregu i Gabit është më i suksesshmi edhe pse shesin ndihmat që mblidhen nëpër kishat e Europës. Ca prej muzikantëve më të mirë shqiptarë i përkasin atij komuniteti.

Ka piktorë, artistë , njerëz mes nesh , fqinj etj dhe ata nuk rrojnë nëpër baraka dhe as nuk kanë lidhje me atë lloj jete. Pra, baraka dhe lypja nuk janë nga halli apo lufta për mbijetese, por janë zgjedhje për të bo " pallë ariu" dhe " Cef", ka përfunduar Zhaku.

Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"

Redaksia Online
(j.h/b.t/shqiptarja.com)