Zhbllokohen lejet e ndërtimit, Rama: 
Vazhdoni me procedurat në bashki

Zhbllokohen lejet e ndërtimit, Rama: <br />Vazhdoni me procedurat në bashki
Kryeministri Edi Rama njoftoi zhbllokimin e lejeve të ndërtimit, bllokuar para dy vitesh si masë parandaluese ndaj informalitetit. Nga dje kreu i qeverisë njoftoi hapjen e tyre, pasi lufta ndaj informalitetit ka rritur forcën e sipërmarrjeve shqiptare.

Për të treguar këtë, kreu i qeverisë, i shoqëruar nga ministri Ahmetaj dhe drejtoresha e Tatimeve, Shehaj, ka vizituar një fabrikë 100% shqiptare që është kthyer në një prej sipërmarrjeve më të mëdha në Ballkan në prodhimin e tregtimin e tullave.

Duke e konsideruar fabrikën një histori suksesi që po preket në shumë sipërmarrje, Rama theksoi edhe njëherë angazhimin e qeverisë për formalizimin e ekonomisë dhe shmangien e konkurrencës së pandershme.

Lufta kundër informalitetit po jep rezultate, por ka akoma shumë për të bërë. Ne po përpiqemi dhe bëjmë çmos të mos e stresojmë biznesin. Kemi ndryshuar taktikë sepse tani jemi në një fazë tjetër. Kemi një tru elektronik në Tatime, që bën gjithë mbledhjen e xhirove e që jep alarm kur ka devijime. Do ta zgjerojmë këtë tru elektronik dhe me partneritetin për interesin publik për mbledhjen e TVSH. Ju përfitoni drejtpërdrejt pasi ulet shumë konkurrenca e pandershme. Sjellja e të vegjëlve ka filluar të ndryshojë. Të mëdhenjtë nuk mund t’i përdorin më të vegjlit dhe t’i abuzojnë për të shfryrë në mënyrë të paligjshme paranë. Nga ana tjetër, përsa i përket ndërtimit, jemi në kushte të tjera dhe ky sektor çlirohet plotësisht. Njësitë e banimit në të gjithë zonën rurale, që ju i keni më problem, tani ndërtohen pa problem. Mjafton që të vazhdoni me procedurat në bashki”, deklaroi Rama.

“Ne mbështesim jo vetëm veprimin për pengimin e ndërtimeve të paligjshme, por dhe formalizimin e ekonomisë, e mbështesim 100%. Na ka ndihmuar shumë formalizimi i ekonomisë. Kemi qenë një nga fabrikat të formalizuara 100% që në fillim, por më parë vinin tregtarët e vegjël, pasi punojmë me tregtarë e jo me privatë që nuk e donin TVSH-në, sepse rrisnin xhiron e tyre. Sot nuk kalon asnjë kamion i vogël, as dy paleta, pa TVSH. Fatmirësisht, tani është ndryshe. Lufta kundër informalitetit po jep rezultate”, tha pronari i fabrikës, Asllan Baraj, fabrikë që shpenzon çdo vit thuajse 600 mijë euro në investime falë politikave të reja fiskale i janë kthyer më se 1.6 milion euro borxhe që i detyroheshin nga shteti.

Ndërkohë gjiçka mori rrugën zyrtare me letrën e ministres së Rregullimit të Territorit, Eglantina Gjermeni drejtuar krerëve të bashkive që të mos bllokohen lejet e ndërtimit. Ku bashkitë e vendit kanë mundësinë dhe përgjegjësinë ligjore të japin leje ndërtimi, me përjashtim të rasteve kur kërkesa nuk përmbush kushtet ligjore.

Gjermeni u rikujton atyre se dhënia e lejeve nuk duhet të kushtëzohet nga procesi i hartimit të planeve të cilat do të jenë gati vetëm në muajin korrik.
 


balla

balla


balla



Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE

Muzeu Etnografik i Krujës hap dyert pas restaurimit, digjitalizim e ekspozita të reja për artefaktet! Financim i BE