TIRANE -
Odisesë së vendeve vakante në Autoritetin e Mediave Audiovizive tashmë i erdhi fundi. Gledis Gjipali dhe Pirro Misha janë dy anëtarët e rinj të këtij institucioni që janë zgjedhur nga Komisioni i Medias dhe tashmë pritet vetëm miratimi në seancen parlamentare të ditës së nesërme. Pas një procedure skualifikimi një e nga një anëtarët e mazhorancës në Komisionin e Medias janë detyruar të zgjedhin pa praninë e opozitës, dy anëtarët e mbështetur prej saj.
Më herët nënkryetari Alfred Peza, tha se kjo nismë e mazhorancës vjen për t’i dhënë fund ngërçit në AMA, që sipas tij për shkak të 3 vendeve vakante nuk funksionon dot. Lidhur me opozitën, Peza theksoi se ajo nuk i është përgjigjur thirrjeve të njëpasnjëshme mazhorancës për pjesëmarrje në këtë proces. Ai theksoi se vendi i anëtarit i mbështetur nga opozita do të qëndrojë bosh, në pritje të saj.
“AMA ka tre vende vakante për anëtarët një vend për kryetarin. Nënkryetari i rregullatorit po ashtu ka dhënë dorëheqjen. Në këto kushte AMA nuk funksionon dot. Ne si përfaqësues të mazhorancës jemi angazhuar për të zgjidhur ngërçin. Opozita është treguar refraktare ajo edhe kur ishte në qeveri apo tashmë edhe në opozitë nuk e zgjidhi këtë çështje. Ne sot do përmbyllim dy anëtarët e mazhorancës, vendin e opozitës ne do e lëmë bosh që ajo të vijë kur të dojë ta plotësojë.” theksoi Peza
Në mbledhjen e sotme, para përzgjedhjes së dy kandidatëve të saj, mazhoranca ka skualifikuar Alfred Lela, si kandidat për anëtar të AMA.
AMA duhet të ketë në përbërjen e saj gjashtë anëtarë, dhe kryetarin. Tre anëtarë janë të propozuar nga mazhoranca ndërs atre të tjerë nga opozita. Procedurat për zgjedhjen e kryetarit do të nisin pasi të ketë mbaruar plotësimi i anëtarëve në Autoritetin e Mediave Audivizive.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?
-
Harris
47.8%
-
Trump
48%
-
S'kam mendim
4.2%
Vota total: 10643
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Lamtumirë Joe Biden! Presidenti që ‘shëroi’ ekonominë, por nuk e kuptoi ëndrrën e re amerikane
6 Nëntor, 02:10
-
Harris kryeson në Virginia dhe North Carolina, Trump në South Carolina dhe Ohio
6 Nëntor, 01:58
-
Zgjedhjet në SHBA/ Katër shtetet e para, Trump 23 vota elektorale, 3 për Harris
6 Nëntor, 01:51
-
CNN: Trump përpara në Florida dhe Virxhinia, Harris në New Hampshire
6 Nëntor, 01:34
-
Projeksioni i CNN: Trump kryeson në Xhorxhia me 51%, Harris me 48.5%
6 Nëntor, 01:27
-
Bernie Sanders fiton në Vermont dhe rizgjidhet për herë të katërt senator për Demokratët
6 Nëntor, 01:20
-
Zgjedhjet në SHBA, Trump thirrje: Shkoni votoni, ka ende kohë
6 Nëntor, 01:20
-
Zgjedhjet në SHBA, Felaj nga Los Angelos për Report Tv: Situata e qetë, pjesëmarrje e lartë e grave dhe të rinjve
6 Nëntor, 01:17
-
Rezultatet e para në Indiana dhe Kentaki, Trump kryeson me 71 dhe 64,8%, por janë zona republikane! Harris në Vermont
6 Nëntor, 01:00
-
Exit Poll i CNN: 46% e votuesve preferojnë Harris, 42% Trump! Gjysma e votuesve thonë se Trump është ‘shumë ekstrem’
6 Nëntor, 00:50
-
Alarmet për bomba në qendrat e votimit në 3 shtete, FBI: S’janë të besueshme
6 Nëntor, 00:41
-
Trump këmbëngul për mashtrim, tani edhe në Michigan
6 Nëntor, 00:38