Autoritetet greke kanë anuluar deportimet e emigrantëve për në Turqi, një proces që filloi të hënën dhe do të vazhdonte deri të mërkurën. Arsyeja e anulimit lidhet me faktin se 100 emigrantët e planifikuar për deportim janë larguar nga qendrat e pritjes ku po mbaheshin në ishullin Kios dhe nuk po gjenden.Policia ka filluar një operacion për gjetjen e tyre dhe për t’i kthyer në qendrat e pritjes.
Sipas mediave lokale, ata janë larguar pas incidenteve që ndodhen të premten në hot spotin e ishullit.
Ndërkohë, një nga anijet turke që është kontraktuar për operacionin e deportimit vazhdon të qëndrojë e ankoruar në portin e Kios.
Greqia ka dërguar 202 emigrantët e parë në Turqi.Nga ana tjetër, 16 azilkërkues nga Siria janë dërguar mbrëmë në Gjermani në kuadër të marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Turqisë, lidhur me krizën e emigrantëve në Evropë.
Redaskia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com