Një 16-vjeçar me iniciale A.V.  në Tiranë është larguar prej ditësh nga banesa dhe nuk është kthyer më.

Nëna e tij, 44-vjeçarja me iniciale R.V., ka bërë kallëzimin në Polici për zhdukjen e djalit të saj.

Ndërkohë, vijon puna për gjetjen e tij.

"Më datë 28.06.2022, shtetasja R. V., 44 vjeçe, ka kallëzuar se prej disa ditësh, është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, djali i saj, shtetasi A. V., 16 vjeç. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.", njofton Policia.