36-vjeçari Ridvan Lamaj, babai i dy fëmijëve, banues në Sarandë, rezulton i zhdukur që prej ditës së mërkurë. Familjarët kanë denoncuar në polici zhdukjen e të afërmit të tyre duke dhënë edhe emrin e të dyshuarit për këtë ngjarje. Sipas tyre një person me iniciale A. O. ka rrëmbyer Ridvan Lamajn dhe më pas është larguar jashtë vendit.
Vëllai dhe bashkëshortja e personit të denoncuar si i zhdukur në Sarandë kanë bërë përgjegjëse policinë e Sarandës, pasi sipas tyre nuk është vënë në lëvizje për të hetuar ngjarjen dhe për të gjetur të afërmin e tyre. Vëllai i të zhdukurit , Emiljano, para policisë së Sarandës, i kërkoi ministrit të Brëndshem Tahiri të vërë në lëvizje strukturat e policisë për gjetjen e të vellait.
Ndërkohë bashkëshortja e Ridvan Lamajt, Mirjeta, pohon se kanë rrëfyer në polici edhe emrin e personit te dyshuar si të përfshire në këtë rrëmbim. Ajo theksoi se personi me iniciale A. O. është larguar mbrëmjen e së enjtes nga aeroporti i Rinasit.
Redaksia online
(A.P/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO