Emigranti pakistanez i cili u arrestua menjëherë pas sulmit me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, ku mbetën 12 të vdekur dhe u plagosë 49 të tjerë, është deklaruar i zhdukur nga familjarët e tij.
Naveed Baluch u ndalua nga policia gjermane si i shoferi i dyshuar i kamionit dhe më pas u la i lirë me arsyetimin e mungesës së provave, pasi në rrobat e tij nuk u gjet gjaku ose mbetje baruti, gjithashtu Baluch mohoi të kishte njohuri mbi sulmin.
Familjarët e 23-vjeçarit e përshkruajnë atë në një gjendje mendore jo të mirë dhe të pamundur për të udhëtuar vetëm dhe shprehen se kanë tentuar disa herë të krijojnë kontakte me të, por numri i tij i telefonit është i fikur.
Momentalisht të afërmit e pakistanezit 23-vjeçar kanë bërë një denoncim në polici pasi janë të shqetësuar për sigurinë e tij.
Nga ana tjetër, forcat e anti-terrorit janë duke patrulluar në kufirin gjerman, në kërkim të tunizianit i cili dyshohet të jetë personi që ka drejtuar kamionin, pasi
është gjetur brenda kabinës së mjetit leja e tij e qëndrimit.
Gjithashtu është vendosur edhe një shpërblim prej 100 mijë euro për këdo që do të jap informacione që do të çojnë në arrestimin e tij.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com