U zhduk para 6 ditësh, i vëllai denoncon në polici se ia kanë marrë peng motrën: Më telefonoi dhe më tha më morën 4 burra

Aureta Çauli gruaja që është larguar nga banesa 6 ditë më parë dhe familjarët dyshojnë se është rrëmbyer. Vëllai i saj Ilirjan Çauli ka denoncuar në polici të mërkurën zhdukjen e motrës dhe sërish këtë të shtunë ka qenë në komisariatin e policisë ku është takuar me inspektorët kriminalë me qëllim hedhjen dritë mbi atë çfarë ka ndodhur.

Pas takimit në polici Ilirjani thotë se e motra ishte në proces divorci dhe së fundmi jetonte në lagjen 13 ku edhe punonte në një hotel 

“Pas divorcit është vendosur në Durrës së bashku me dy fëmijët. Ajo ka qenë në proces divorci në gjykatën e Pogradecit. Ajo punonte në një hotel në zonën e plazhit. Ditën e hënë ajo ka shkuar në punë dhe ja qëndruar vetëm 2 orë e më pas është larguar. Ka njoftuar një mikeshën e saj që të njoftonte nënën e saj se po shkonte në Pogradec për punën e divorcit dhe familjarët e saj të merrnin djemtë nga kopshti dhe shkolla më pas telefoni i saj ka qenë i fikur”, tha Ilirjani.

Por ajo që e bën më të paqartë historinë janë fotot që Ilirjani ka marrë nga e motra, ku ajo shfaqet duke marrë serum, por që nuk dihet se çfarë qendre shëndetësore ndodhet. Ky është komunikimi i fundit që Ilirjani ka pasur me të motrën dhe më pas telefoni rezulton më shumë i fikur dhe pse herë pas here bëhet aktiv. Iirjani hedh dyshimet e tij se e motra mund të jetë marrë peng, por nuk bën të ditur se nga kush mund të jetë bërë kjo.

“Telefoni i saj herë pas here aktivizohet në periudha fare të shkurtra dhe ka qenë e pamundur lidhja me të. Unë kam dyshimet e mija ,por nuk mund ti them për shkak të hetimit që po kryhet por ja kam thënë policisë”, tha ai.

Ai shton se që nga momenti i divorcit nuk ka dijeni për probleme të motrës me ish bashkëshortin e saj.

I.K/G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Hahahahah: 27/11/2021 20:35

    Po ik o pall se e ke me dashnor tu ba pushime

    Përgjigju
    • Ehhhu: 28/11/2021 11:41

      Pikes i ke ren, ja doli qe eshte me dashnor haha. Rrote kurvash qe lene kalamanjt per dashnor

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen