Zhduket recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, policia’: U qëllua nga Gerald Shehu i cili u arratis në Greqi

Zhduket recepsionisti i hotel ‘Greccia’ në Dhërmi, policia’: U qëllua nga Gerald Shehu i cili u arratis në Greqi

1717685209_finalprojekt.01445414.Still217.jpg

31-vjeçar Eraldo Nevruzi, banues në Tiranë i cili punonte recpesionist në hotel Greccia në Dhërmi është zhdukur. Sipas policisë është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga Gerald Shehu, 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli. Ky i fundit më pas është arratisur drejt Greqisë, ndërsa trupi i 31-vjeçarit nuk është gjetur.

'Më datë 06.06.2024, Policia ka marrë njoftim se në Dhërmi, Himarë, shtetasi E. N., 31 vjeç,  banues në Tiranë, punonjës në recepsionin e një hoteli në Dhërmi, Himarë, kishte humbur kontaktet me pronarët e hotelit.      

Me marrjen e njoftimit, Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë dhe Komisariati i Policisë Himarë kanë ngritur një grup hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.   

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në hotel dhe kanë kryer një sërë veprimesh hetimore. Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi E. N. është qëlluar me armë zjarri, rreth orës 00:30, nga shtetasi G. Sh., 43 vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Angli.        

Nga veprimet e tjera hetimore rezulton se pas ngjarjes shtetasi G. Sh. është larguar drejt Greqisë.       

Janë administruar në cilësinë e provës materiale, prova ligjore, si dhe janë shoqëruar deri në këto momente, për t'u pyetur në lidhje me këtë ngjarje, 29 shtetas.    

Nga tërësia e veprimeve të deritanishme dyshohet se kemi të bëjmë me një ngjarje të rëndë kriminale. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën intensivisht për gjetjen e shtetasit E. N., si dhe për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit. 

Në vijim, do të ketë njoftime të tjera për veprimet e kryera nga grupi hetimor.'- njofton policia.


Lajmi kryesor:

Ekzekutohet recepsionisti i hotel 'Greccia' në Dhërmi, arrestohet në Greqi autori, bashkëpronar i hotelit! E qëlloi më plumb në kokë e i zhduku trupin! Pistat ku po hetohet


M.Q./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë