I ati i 28-vjeçarit Sherf Mukaj nga fshati Starje i Kolonjës, i cili ka humbur kontaktet me familjen që prej 1 nëntorit, ka treguar se i biri nuk ishte person problematik. Ai shprehet se nuk kishte probleme finaciare dhe se nga komunikimet me të, nuk kishte vënë re ndonjë shqetësim. Qerim Mukaj i kërkon prokurorisë që të hapë sa më parë telefonin e të birit për të zbuluar se me cilat persona komunikonte, për të hedhur dritë mbi zhdukjen e tij.
"Kontakti i fundit ka qenë më 1 nëntor. Më datë 5 e kam marrë, nuk e hapi telefonin. Unë dua të marr vesh se çfarë ka ndodhur. Kur kam folu me të, nuk më ka treguar të ketë patur ndonjë shqetësim, nuk kishte as probleme me paratë, ishte djalë i rregullt. Nuk e di se çfarë ka ndodhur, nuk po marrim vesh gjë. Punonte ku të gjente punë. Me datë 9 bëmë denoncimin pasi erdha direkt nga Amerika. Në makinë kishte lënë të gjitha dokumentet dhe telefonin. Nuk e di si ka ndodhur kjo gjë, nuk ka qenë problematik, ishte i qetë i urtë. Kemi pyetur edhe shokët e tij, na thanë kemi pirë kafe dhe ka ikur në shtëpi, kaq as ata nuk dinë më shumë. I bëj thirrje policisë të hapë sa më shpejt telefonin, të marrim vesh se çfarë ka ndodhur", thotë ai.
Lajmi kryesor:
Zhdukja plot mister e 28 vjeçarit nga Kolonja, babai: Kontakti i fundit më 1 nëntor! 3 qytetarë nga Shkodra telefonojnë në 'Pa Gjurmë': E kemi parë në qytet
/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
53.9%
-
JO
40.4%
-
NUK E DI
5.6%
Vota total: 2878
Lajme të tjera
-
10 krerë gjedhë të pamatrikulluar, kontrabandë nga Greqia, arrestohet 37-vjeçari, në kërkim edhe një person tjetër
2 Korrik, 12:36
-
Aksident në Korçë, humb kontrollin e makinës dhe del nga rruga, lëndohet shoferi 20-vjeçar
2 Korrik, 08:37
-
Aksident në Kapshticë, drejtuesi humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga! Ndërron jetë shoferi 31-vjeçar! (VIDEO)
1 Korrik, 17:25
-
Ryshfet deri në 100 mijë lekë, lihet në burg inspektori i AZHBR-së, ‘arrest shtëpie’ për blegtorin! Masat u morën pa avokat
1 Korrik, 17:12
-
Për të dytën ditë, reshje të dendura shiu dhe breshëri në Korçë (VIDEO)
1 Korrik, 16:30
-
‘Art në gur’, edicioni i X-të i simpoziumit të skulpturave! 60 vepra arti kthejnë në ‘muze’ qytetin e Korçës
30 Qershor, 20:43
-
'Çmendet' moti në Korçë! Reshje të dendura breshëri në të gjitha zonat, dëmtohen të mbjellat (VIDEO)
30 Qershor, 18:10
-
Shpallet në kërkim polici në Pogradec, përplasi me makinë 13-vjeçarin! Fajin e mori përsipër i vëllai, pamjet filmike ‘e morën në qafë’
29 Qershor, 17:54
-
Tokës ku shesin i del pronari, tregtarët në Korçë në protestë! Filo: Nuk do largoheni pa iu gjetur një vend tjetër
29 Qershor, 14:07
-
Sherr me thika në një lokal të Maliqit! Plagosen dy persona, një prej tyre shoqërohet drejt komisariatit
28 Qershor, 18:21
-
Ryshfet deri në 100 mijë lekë, arrestohet inspektori i AZHBR! Favorizonte disa fermerë të përfitonin me pa të drejtë subvencione! Në pranga edhe një blegtor
28 Qershor, 11:00
-
Kapshticë/ Lejuan kalimin e karburantit kontrabandë, nën hetim dy policë kufitarë dhe doganieri! Në pranga 52-vjeçari që i korruptonte me para
27 Qershor, 14:41