Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, bëhen publike mesazhet e tij, Pecorelli: Shqiptarët duan kohë të të besojnë

Zhdukja e biznesmenit italian në Shqipëri, bëhen publike mesazhet e tij, Pecorelli: Shqiptarët duan kohë të të besojnë

Në mediat italiane është bërë publik një mesash i biznesmenit italian Davide Pecorelli, i zhdukur në Shqipëri me 6 Janar, por që hedh shumë dritë në lidhje me aktivitetin e tij në vend. Më shumë se një muaj pas zhdukjes së tij në Pukë, është bërë publike një bisedë e zhvilluar në 5 dhjetorin e vitit të kaluar kur Davide dhe një mik  i tij shkëmbejnë mesazhe në WhatsApp.

Numri - siç dëshmohet nga biseda - është ai shqiptar dhe momenti kur ai del së fundmi online është më  4 Janar.

Davide, duke iu përgjigjur mikut të tij që e pyet se ku është, në fund shkruan: "Po po sot kthehem në Vlorë pastaj deri të enjtenb do të jem në Tiranë për të mbyllur kontratat. Këtu me të vërtetë zgjat shumë... nuk është çështja vetëm tek kontrata që mund të jetë 30 ,40, 70 mijë euro, shqiptarëve qoftë për Italianët apo të tjerët u duhet kohë për t’iu besuar !! ".

Një mesazh i qartë që na bën të kuptojmë skenarin tashmë pjesërisht të parashikuar javët e fundit. Sipas deklaratave të vetë Pecorelli-t  që nga shtatori i kaluar ai po mundohej të shiste makina lazer për qendra bukurie mjaft të shtrenjta. Pra, nuk ka pasur negociata vetëm me mjekun që edhe hetuesit shqiptarë kanë kërkuar por ai ka pasur kontakte me klientë të ndryshëm. Me pak fjalë, rrethi zgjerohet, mbase kjo është arsyeja se përse ai mbërriti në veri të Shqipërisë, ku, padyshim, sipërmarrësit atje nuk mund të shpenzojnë shuma të tilla, theksohet në median italiane.

Hetimet do të duhet të përcaktojnë nëse sipërmarrësi, në kohën e mbërritjes së tij në Tiranë pasditen e 3 Janarit, ka ndryshuar numër siç u raportoi vetë 45-vjeçari atyre që e shoqëronin atë ditë në Romë për të marrë aeroplanin.

Davide, duke filluar këtë lloj biznesi  dëshironte të rifillonte aktivitetet e themeluara në Itali. Në mesazhin e whatsApp, Davide flet për Vlorën dhe Tiranën, ai nuk përmend Shkodrën, ku u takua me disa biznesmenë. 

Biznesmeni mbërriti në Shqipëri në 3 Janar. Nga 4  deri në 6 Janar ai rezervoi hotelin e turizmit në Pukë. Më 4 dhe 5 ai fjeti aty dhe ishte i vetëm.  Ditën e tretë, ndërsa po kthehej në rrugën e vjetër nga Shpali për në Pukë, afër fshatit Gjegjan, automjeti i tij me qira u gjet i djegur.

1612871316_MESAZH.jpg

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare