Kanë kaluar dy vite nga zhdukja e 7 vjeçares nga Kukësi, Blerina Mata, dhe mamaja e saj nuk sheh rrugë tjetër veçse ti drejtohet Avokatit të Popullit. Nëna e Blonës kërkon nga Avokati i Popullit rishqyrtimin e dosjes së zhdukjes së vajzës.
Bukurie Veizi thotë se ndërprerja e kërkimeve nuk duhet të kishte ndodhur pasi ka dështuar gjetjen e vajzës.
“Gjithmonë i vazhdoj kontaktet me institucionet dhe nuk më zë vendi vend për gjetjen e vajzës. Ata më thonë se ende nuk kemi një pistë të vërtetë për zhdukjen e saj sepse ka qenë një pistë e mistershme se ka qenë në majë të malit”, tha Bukurie Veizi.
Bleona Mata u zhduk pasditen e 22 majit të vitit 2010 teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit. Ajo ka qenë e shoqëruar nga halla e saj si dhe 4 kushërira. Bukuria thotë se nëse institucionet nuk nxjerrin informacionin nga 5 vajzat e rritura ajo do të bëjë vetëgjyqësi. ah/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com