Zhdukja e Bleona Matës, hetimet
në pikën zero, Begzim Isa pa akuza

Zhdukja e Bleona Matës, hetimet<br />në pikën zero, Begzim Isa pa akuza
TIRANË - Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka përjashtuar nga akuza të dyshuarin e vetëm për rrëmbimin dhe zhdukjen misterioze të Bleona Matës, 4 vite më parë në Zapod të Kukësit. Begzim Isa do të gjykohet te Krimet e Rënda për rrëmbimin për qëllim trafikimi vetëm për 8-vjeçarin me inciale A. F., në Kukës
 
Hetimet për zhdukjen e 4 viteve më parë të vogëlushes Bleona Mata, e cila në atë kohë ishte 5 vjeçe, mbeten në udhëkryq. Prokuoria e Krimeve të Rënda ka rrëzuar akuzat për Begzim Isën, i cili u arrestua vitin e kaluar me akuzën e rrëmbimit të të miturve me qëllim trafikimin e tyre në Kosovë.
 
Isa ishte nga e njëjta zonë e Kukësit, ku ndodhi rrëmbimi i Bleonës, dhe kjo e bëri të të dyshuar për rrëmbimin. Kjo edhe për faktin se u arrestua po për rrëmbim të miturish, të një djali 8 vjeç, për të cilin akuzohet se do e trafikonte.
 
Prokuroria e Krimeve ka dorëzuar dosjen e hetimit të kryesuar nga prokurori Anton Martini në Gjykatën e Krimeve të Rënda, për të gjykuar Isën.  Gjykimi i çështjes në këtë gjykatë do të drejtohet nga gjyqtari Gurali Brahimllari.
 
Sipas kërkesës për gjykim, Isa është i pandehur për rrëmbimin për qëllim trafikimi të të miturit me iniciale A.F., në Kukës dhe nuk përfshihet akuzë apo materiale që mund ta lidhin me rrëmbimin e Bleona Matës në Zapod të Kukësit në 22 majin e vitit 2010.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie