Zhdukja e Bleona Matës, reagon
e ëma: Të hetohet Begzim Isa

Zhdukja e Bleona Matës, reagon<br />e ëma: Të hetohet Begzim Isa
TIRANE- Katër vite pas zhdukjes së vogëlushes Bleona Mata nga fshati Zapod i Kukësit, nëna e saj Bukuria bën një tjetër apel për Prokurorinë e Krimeve të Rënda, duke i kërkuar të mos mbyllë hetimet për Begzim Isën në lidhje me zhdukjen e Bleonës. Ajo deklaron se i riu banor i të njëjtit fshat ku dhe u zhduk Bleona është personi përgjegjës për rrëmbimin e më pas zhdukjen e vogëlushes.
 
Ky apel vjen pasi pak ditë më parë Prokuroria e Krimeve të Rënda, e përjashtoi Isën nga rrëmbimi dhe zhdukja e Bleonës, duke e akuzuar atë vetëm për veprën penale të rrëmbimit të 8-vjeçarit, fqinj me Begzimin.
 
Begzim Isa u arrestua vitin e shkuar nga policia e Kukësit, pasi kishte rrëmbyer e mbajtur peng për disa orë një fqinj të tijin vetëm 8-vjeç me qëllim trafikimin drejt Kosovës.
 
Falë ndërhyrjes së uniformave blu, 8-vjeçari u la i lirë dhe i shpëtoi trafikimit, ndërsa ende edhe pas 4 vitesh për Bleonën nuk ka asnjë gjurmë.
 
Afërsia dhe të qenit nga e njëjta zonë ku ka humbur Bleona dhe u arrestua Begzim Isa, bënë që policia të dyshojë për përfshirjen e tij dhe në zhdukjen e Bleonës, por kjo akuzë ende nuk është arritur të provohet.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie

E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie