Zhdukja e Davide Pecorellit/ Mediat italiane kritikojnë autoritetet shqiptare për hetimet: Po lënë shumë gjëra anash

Zhdukja e Davide Pecorellit/ Mediat italiane  kritikojnë autoritetet shqiptare për hetimet: Po lënë shumë gjëra anash

TIRANË- Zhdukja misterioze e italianit Davide Pecorellit në Shqipëri, ende vazhdon të ngrejë shumë pikëpyetje në median italiane.  Në shkrimin e medias italiane Umbria Domani, fajësohet policia shqiptare për vonesat dhe mungesat e përgjigjeve për pyetjet e duhura. Sipas tyre dita ditës po dalin në dritë skenarë të rinj për vdekjen e 45-vjeçarit.

Ata bëjnë të ditur se Pecorelli kishte shkuar në Shqipëri në fillim të janarit për arsye pune, ku kishte qëndruar dy netë në një hotel në qytetin e Pukës. Dhe vëmendja e të gjithë hetuesve përqendruar tek makina e gjetur e djegur në veri të Shqipërisë, afër Pukës. Në makinën në të cilën ai e kishte marrë me qira u gjenden eshtrat e djegur dhe tanimë autoritet janë në pritje të rezultateve të ADN-së.

 ‘Eshtrat e gjetura brenda makinës u dërguan në laboratorin e mjekësisë ligjore në Tiranë për të gjetur një përgjigje nga ADN-ja. Prokuroria Publike e Perugia, pas ankesës së paraqitur nga anëtarët e familjes në Komisariatin e Città di Castello, hapi një dosje. Magjistratët Perugianë kanë ADN-në e vëllait, e cila do të krahasohet me analizën e ADN-së të eshtrave të kockave të analizuara nga Instituti i Mjekësisë Ligjore të Tiranës.

Nga 6 Janari,  nuk ka asnjë gjurmë nga Davide Pecorelli dhe familjarët e tij tanimë duan një përgjigje. Telefoni i tij ra pa përgjigje për disa kohë dhe shoku i biznesmeni Tifernate tregonte se ai duhej të ishte kthyer në Umbria më 10 janar, në fakt ai kishte rezervuar fluturimin e kthimit. Duke shtuar edhe më shumë enigma për ngjarjen e rëndë.

Ka ende shumë pyetje që presin një përgjigje, ka shumë gjëra që policia shqiptare ka lënë anash. Si ndodhi që telefoni dhe ora e Davide u gjetën pa dëmtime të veçanta kur makina e djegur u shkatërrua plotësisht? Për hetuesit shqiptarë, zjarri do të kishte qenë aksidental por nuk shpjegon shkaqet e zjarrit. Tezat e hetuesve lokalë nuk janë aspak bindëse, ka shumë pyetje pa përgjigje dhe zhdukja e Davide Pecorelli është gjithnjë e më shumë një mister," shkruan media italiane.

/K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon votimin e detyrueshëm, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit

Tv shtetëror iranian: Sulmi u pilotua nga të infiltruar brenda vendit