Zhdukja e Emiljano Sala/ Ish-e fejuara: Hetoni mafien e futbollit, s’është aksident

Zhdukja e Emiljano Sala/ Ish-e fejuara: Hetoni mafien e futbollit, s’është aksident

Emiliano Sala dhe ish-e dashura Berenice Schkair

Edhe pse kanë rinisur kërkimet shpresat për të gjetur të gjallë futbollistin Emiliano Sala janë të pakta. Avioni me të cilin ai udhëtonte nga Franca në Angli u zhduk nga radarët në kanalin e La Manshit të hënën në mbrëmje. Janë zbardhur fjalët e fundit të futbollistit që një shoku i thotë se ka frikë pasi avioni  po rrezohet. Ndërsa ish e fejuara nuk beson se kemi të bëjmë me një aksident.

Kanë rinisur kërkimet për avionin e zhdukur në kanalin e La Manshit në të cilin udhëtonte futbollisti Emiliano Sala. Të hënën në mbrëmje avioni tip Piper është zhdukur nga radarët ndërsa shpresat për të gjetur të mbijetuar argjentinasin janë të pakta. Prindërit e futbollistit janë të dëshpëruar ndërsa mediat zbulojnë mesazhin e fundit audio që Sala u ka dërguar shokëve të tij:

“Kam shumë frikë ,duket se avioni po bie dhe do të bëhemi copë” dëgjohet të ketë thënë futbollisti. Ndërkaq janë zbulur edhe detaje të reja për ngjarjen tragjike. Piloti e ngriti në fluturim avionin në tentativën e katërt pasi në tre të parat ishte e pamundur për shkak të motit të keq. Nga ana tjetër ish e fejuara e Emiliano Sala, Berenice Schkair nuk beson se kemi të bëjmë me një aksident.

Ajo ka shkruar të Twitter:” Hetoni mafien e futbollit pasi nuk besoj në një aksident” postim të cilin më vonë e ka fshirë. Emiliano Sala sapo ishte transferuar nga Nantes tek Cardiff në Angli dhe të hënën ishte kthyer për t’u përshëndetur me shokët e ish-skuadrës. Ai do kthehej në ishull me një avion të pronarit të skuadrës angleze i cili u zhduk në kanalin e La Manshit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë

Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë