Zhdukja e gazetarit, Donald Trump: Mund të sanksionojmë Arabinë Saudite

Zhdukja e gazetarit, Donald Trump: Mund të sanksionojmë Arabinë Saudite

Donald Trump

Autoritetet turke po vijojnë punën për të zbardhur ngjarjen e zhdukjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi në konsullatën arabe të Stambollit, teksa sot bëhet e ditur se kanë marrë në pyetje punonjësit turq në këtë zyrë.

Mirëpo paraprakisht Turqia pretendon se Khashoggi, i zhdukur më 2 tetor, pasi kishte hyrë në konsullatë për të marrë një dokument martesor, është vrarë dhe trupi i tij është copëtuar, për t’u zhdukur më pas, pro vetë Arabia Saudite mohon këto pretendime.

Gjithashtu shumë vende perëndimore kanë bërë thirrje për një zbardhje sa më të shpejtë të ngjarjes, ndërsa ndaj presidentit amerikan, Donald Trump është ushtruar presion, që të reagojë ashpër ndaj Arabisë Saudite.

Ndërsa vetë Trump ka kërkuar zbutje të retorikës ditët e fundit dhe u ka dhënë kohë autoriteteve që të zbardhin përfundimin e hetimeve, por sot për herë të parë pranoi se mund të ketë sanksione ndaj Arabisë.

Duhet të zbulojmë se kush e dinte se çfarë dhe kur do bëhej. Pasi të kuptojmë atë, do të përgatisim reagimin tonë, bashkë me Kongresin e Shteteve të bashkuara. Mund të ketë edhe sanksione, por ky vendim do të merret më vonë, pasi të kemi një pasqyrë të qartë të ngjarjes. 

                   Donald Trump

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen