Zhdukja e shefit të antidrogës së Ulqinit, media serbe: Është arratisur në SHBA, anëtarët e organizatës kriminale në Shqipëri i siguruan dokumente të rreme

Zhdukja e shefit të antidrogës së Ulqinit, media serbe: Është arratisur në SHBA, anëtarët e organizatës kriminale në Shqipëri i siguruan dokumente të rreme

Rudolf Elezoviç

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me zhdukjen pa gjurmë të Rudolf Elezoviç, shefi i antidrogës për Ulqinin dhe Tivarin në Malin e Zi, i cili humbi gjurmët e tij më 27 maj mes kufirit ujor të Shqipërisë me Malin e Zi në afërsi të Pentarit dhe Reçit në lumin Buna.

Sipas medias serbe “Dnevni novini”, Elezoviç besohet të jetë larguar me dokumente të rreme drejt SHBA, pasi kuptoi se u zbulua për lidhjen e tij me trafikantët e drogës.

Në median serbe shkruhet se ai kërkoi ndihmë nga anëtarët e organizatës kriminale që janë në Shqipëri dhe që i siguruan atij dokumente të rreme me të cilat ai mund të vazhdonte arratisjen.

Elezoviç është një nga person kyç në hetimin në lidhje me operacionin "Kurthi" , ku u arrestuan 24 persona dhe se ai kishte dëshmitë e para të tyre dhe informacione të detajuara që i kanë rrëfyer të arrestuarit. Disa nga këto të arrestuar, citon media malazeze, kanë deklaruar se Elezoviç dhe disa efektivë të tjerë të policisë së Ulqinit dhe Tivarit kanë bashkëpunuar më trafikantët për lejimin e kalimit të sasive të mëdha të drogës, ndërsa ndalonte dhe kapte vetë sasi të vogla si për të treguar se "lufta ndaj trafikut vijon me sukses".

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër