Një grup ekspertësh të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhdukjen e personave mbërrin në Tiranë në 5 dhjetor, në vizitën e parë zyrtare në vendin tonë.
Sipas një njoftimi zyrtar nga zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut në Tiranë, bëhet fjalë për një vizitë 6 ditore me qëllim shqyrtimin e masave që ka miratuar shteti shqiptar lidhur me këtë fenomen.
“Gjatë këtij misioni, ekspertët e OKB-së do të shqyrtojnë masat e miratuara nga shteti shqiptar për parandalimin dhe çrrënjosjen e zhdukjeve me forcë, duke përfshirë çështjet që lidhen me të vërtetën, drejtësinë dhe dëmshpërblimin e viktimave të zhdukjes me force”-thuhet në njoftim.
Aty theksohet se ky grup ekspertësh, i cili do të vizitojë Shqipërinë me ftesë të qeverisë shqiptare, do të takohet me zyrtarë të lartë shtetërorë, me të afërm të personave të zhdukur, me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe të agjencive përkatëse të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri.
Grupi i Punës përfaqësohet nga Krye-Raportuesja e tij aktuale, znj. Houria Es-Slami, dhe nga z. Henrikas Mickevicius. Në përfundim të vizitës së tij delegacioni i Grupit do të zhvillojë një konferencë për shtyp më 12 dhjetor, në ora 11:30, në Tirana International Hotel, Sheshi “Skënderbej” 8, në Tiranë.
Ndërsa raporti përfundimtar për vizitën në Shqipëri do t'i paraqitet Këshillit të të Drejtave të Njeriut në OKB, në shtator 2017.
Grupi i Punës është themeluar në vitin 1980 nga Komisioni për të Drejtat e Njeriut i OKB-së, për të ndihmuar familjet në përcaktimin e fatit dhe të vendndodhjes së të afërmve të tyre të zhdukur.
Ai bën çdo përpjekje për të vendosur një urë komunikimi midis familjeve dhe qeverive përkatëse për të garantuar që rastet individuale të hetohen, me synimin për të qartësuar vendndodhjen e personave, të cilët pasi janë zhdukur, përjashtohen nga mbrojtja që ofron ligji.
Nga pikëpamja e aspektit humanitar, qartësimi kryhet kur fati ose vendndodhja e personit të zhdukur përcaktohet në mënyrë të qartë. Grupi i Punës e ndjek trajtimin e çështjeve të personave të zhdukur deri në zgjidhjen e plotë të tyre.
Ai ofron gjithashtu ndihmën e tij në zbatimin nga shtetet palë të Deklaratës së Kombeve të Bashkuara për Mbrojtjen e të Gjithë Personave nga Zhdukja me Forcë. Grupi i Punës për Zhdukjet me Forcë ose Kundër Dëshirës përbëhet nga pesë ekspertë të pavarur nga të gjitha rajonet e botës.
Krye-Raportuese është znj. Houria Es-Slami (Marok) dhe zëvendës i saj është z. Bernard Duhaime (Kanada); anëtarë të tjerë janë z. Tae-Ung Baik (Republika e Koresë), z. Ariel Dulitzky (Argjentinë) dhe z. Henrikas Mickevicius (Lituani).
Grupet e Punës janë pjesë e asaj që njihet me emërtimin Procedurat Speciale të Këshillit për të Drejtat e Njeriut.
Personat e mandatuar të Procedurave Speciale janë ekspertë të pavarur të të drejtave të njeriut të caktuar nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut për të adresuar situatat specifike në një shtet, ose çështjet tematike në të gjitha anët e botës.
Ata nuk janë pjesë e stafit të OKB-së dhe janë të pavarur nga çdo qeveri ose organizatë. Ata shërbejnë në cilësinë e tyre si individë dhe nuk paguhen për punën e tyre.
Redaksia online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com