Zhega kthehet në Atdhe
shtrohet në spitalin nr 5

Zhega kthehet në Atdhe<br />shtrohet në spitalin nr 5
TIRANE- Mehdin Zhega, ish trajneri i kombëtares shqiptare prej ditës së djeshme ndodhet i shtruar në spitalin nr 5 të Neurokirurgjisë, pranë QSUT-së. Zhega është transportuar nga një spital në Kanada ku ishte shtruar në koma, që prej qershorit të 2011, pas një aksidenti të ndodhur në banesën e kunatit të tij.

Ish-tekniku kuqezi kishte rrëshqitur aksidentalisht në banjo dhe kishte përplasur kokën në pjesën e prapme të saj, ç'ka i shkaktoi një këputjen e rruazës së fundit të pjesës së qafës.

Mjekët e Spitalit nr 5 thonë për „shqiptarja.com“ se gjëndja shëndetësore e Zhegës është e rëndë. Ai është i paralizuar nuk lëviz fare, nuk ushqehet por është koshient“

Gjatë karrierës së tij futbollistike, Mehdin Zhega ka dhënë një kontribut të madh për kombëtaren shqiptare si në rolin e lojtarit, trajnerit dhe në vitet e fundit si analist sportiv.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt

Nga Korridori blu, tek pista Formula 1 në Elbasan, Rama rendit projektet për mandatin e katërt