Ministria e Financave ka bërë publike të dhënat paraprake për periudhën janar shtator, duke theksuar se “ecuria e të ardhurave për periudhën është poshtë nivelit të pritshëm”. Peshën kryesore të mosrealizimit të të ardhurave tatimore e mbartin të Ardhurat nga Tatimet dhe Doganat, më shumën prej -4.2 miliardë lekë, minusi i ardhur nga mosrealizimi i planit nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave prej -3.5 miliardë lekë, ndërsa Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka një mosrealizim të planit për periudhën prej –0.6 miliardë lekë.
Të ardhurat nga Pushteti Vendor janë rreth 9.4 miliardë lekë dhe 132 milion lek më shumë se parashikimi i periudhës.
Te ardhurat doganore
Taksa doganore ka performancë 6.1% më shumë se parashikimi dhe -1.2% me pak se një vit më parë. Akciza ka mosrealizim të planit prej rreth -3.3%, por krahasuar me një vit më parë ajo është rritur me rreth 0.8%. Renta minerale ka vazhduar rënien e saj dhe është nën objektivin e periudhës me-3.8% ose -43.4% më pak se viti i kaluar.
Vazhdimi i kësaj rënie shpjegohet me vazhdimësinë e ndikimit të faktorëve të jashtëm të cilët ndikojnë në mbledhjen e të ardhurave doganore dhe janë jashtë parashikimit.
Të ardhurat nga TVSH
Rënia e të ardhurave nga TVSH në import është ngushtësisht e lidhur me rënien e importeve të cilat për periudhën nëntëmujore, importi i taksuar ka rënë me -1.5%, eksporti ka rënë me -3.5%, ku ndikim kryesor rënia e importeve e të energjisë, rritje e importit të makinerive dhe pajisjeve të përjashtuar nga tvsh me 23.2 % krahasuar me një vit më parë, rritje e importit të barnave dhe arit të përjashtuar nga tvsh, me rreth 19.2% krahasuar me një vit më parë, si dhe rënia e importeve në total me -2.4% krahasuar me një vit më parë.
Në total, rënie e importeve të grup produkteve kryesore krahasuar me vitin e kaluar kanë sjellë një efekt negative në të ardhurat nga tvsh në masën 2.9 miliard lekë.
Të ardhurat nga Akciza
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 96.7% në krahasim me objektin, ose rreth minus 900 milionë lek. Në këtë mosrealizim duhet të evidentohet edhe fakti se administrata doganore ka rimbursuar rreth 756 milion lek krahasuar me vitin e kaluar, kur kjo shumë ka qenë rreth 90 milion lekë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)