Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, është i irrituar që Turqia nuk ka liruar pastorin amerikan Andrew Branson, i cili ndodhet që prej dy vjetësj në burg, sipas një njoftimi të bërë ditën e djeshme nga Shtëpia e Bardhë.

Njoftimi është bërë nga zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Sanders, ku ajo ka shprehur se:

Presidenti ndjen zhgënjim të madh për faktin se pastori Branson nuk lirohet, si dhe për shkak se qytetarët dhe diplomatët e tjerë amerikanë nuk lirohen.

                   Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sara Sanders.