Zhupa me fermerët ne Sarandë: Rama iu la pa subvencione për 8 vite, me Bashën s'do ju ngelet asnjë kg agrume pa shitur

Zhupa me fermerët ne Sarandë: Rama iu la pa subvencione për 8 vite, me Bashën s'do ju ngelet asnjë kg agrume pa shitur

Kandidatja për deputete e qarkut të Vlorës, Ina Zhupa zhvilloi ditën e sotme takime me fermerët që prodhojnë agrume në zonën e Mursise dhe Xares. Pasi nuk kurseu akuzat se qeveria i ka braktisur, nuk i ndihmojnë me subvencione, pleh dhe nuk u siguron treg ku të shesin prodhimet e tyre. Ajo shprehet se  Rama 8 vite ka dështuar dhe mashtruar dhe se më 25 prill duhet ta largojmë.

"Ne nisëm tunelin e Kardhiqit qe ju lehteson shume juve punën, lehteson edhe gjithe qarkun tone, qarkun e Vlores, keta kane 8 vjet që nuk e bitisën dot. Kane 8 vjet që nuk kanë një bilanc që të thonë: ne kemi bërë keto rruge, ju kemi dhënë kaq para për subvencione, ju kemi dhënë kaq para për naftën,etj etj . Keta s`kanë bilanc. Tani ti si mund të më vish të më kërkosh votën? Kur ti nuk ke bere asgjë ne 8 vjet?! Une s`jam budalla qe te gënjehem qe te jap edhe 4 vjet te tjera që ti te pasurohesh dhe pastaj ti thuash qe s`kam para te te jape. Se ju jeni vete pronar shumica dhe keni punetoret tuaj.  N.q.s një punëtor ju gënjen për 8 vjet, ju vjedh produktet, nuk ju hedh plehun, ju mashtron, ju prish punë do ta merrnin prapë ne pune ? S`do ta merrni, do ta përzini. Kështu duhet të bëni edhe me Edi Ramen! Do ta bëni për te mirën tuaj dhe do ta përzëmë të gjithë bashkë që te arrijmë te fitojmë këto plane konkrete qe kemi bërë", tha Zhupa.

Gjithashtu Zhupa i njohu me planet e PD-së për ndihmën e fermerit duke thënë se do të kenë grante dhe kredi të buta për fermerët ndërsa nuk do u ngelet asnjë kilogram prodhim pa ju shitur.

"Fermeri shqiptar, do të ndjehet i lirë në sipermarrjen e tij ekonomike, Numri Personal i Identifikimit do të jetë NIPT-i i fermerit. Mbështetja e fuqishme financiare për herë të parë me një buxhet prej 100 milion eurosh në vit, do të bëjë që të mbështeten financiarisht direkt me subvencione por jo vetëm, por edhe me grante, me kredi me norma të ulëta interesi. Asnjë kilogram prodhim nuk do të mbetet më i pashitur. Produktet ushqimore të prodhuara nga fermerët tanë do të jenë cilësore dhe me cmimet më të ulta në rajon", tha Zhupa.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s

DASH e cilëson 'retorikë të papërgjegjshme' kërcënimin e Medvedevit ndaj NATO-s