Zhupa: Sapo PD të vijë në pushtet
anulojmë projektin e "Qemal Stafës"

Zhupa: Sapo PD të vijë në pushtet<br />anulojmë projektin e
TIRANE - Në deklaratën e parë si zëdhënse e Partisë Demokratike, Ina Zhupa hodhi akuza ndaj qeverisë sa i përket projektit për stadiumin "Qemal Stafa" në kryeqytet. Në një dalje për mediat nga selia blu, Zhupa tha se kryeministri Edi Rama do ta kthejë stadiumin në qendër biznesesh duke i dhënë hapësirat në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës, miqve të tij. Zëdhënësja e PD i bëri thirrje sipërmarrësve që të mos riskojnë të investojnë në këtë projekt, pasi nëse PD-ja do të vijë në pushtet në zgjedhjet e ardhshme do ta anulojë.

Deklaratë e zëdhënëses së Partisë Demokratike, Ina Zhupa
 
Plani i Edi Ramës për stadiumin Qemal Stafa, është një skemë e mirëfilltë korruptive, projekti ndoshta më fitimprurës për të, miqtë dhe klientelën e tij.

Edi Rama kërkon ta kthejë stadiumin kombëtar, në një qendër të madhe tregtare dhe biznesi dhe ta trajtojë si pronën e tij, duke shpërndarë hapësirat sipas interesave personale në një nga zonat më të shtrenjta të Tiranës.

Për Edi Ramën nuk është prioritet fusha dhe sporti, por dyqanet, baret dhe njësitë tregtare që parashikon skema e tij.

Partia Demokratike lajmëron të interesuarit dhe sipërmarrësit që janë thirrur të bëhen pjesë e këtij plani korruptiv e financiar të Edi Ramës, se ne nuk e njohim dhe do ta anullojmë menjëherë këtë projekt hajdutërie, sapo shqiptarët të na besojnë drejtimin e vendit.

Eshtë në rriskun e tyre personal dhe në përgjegjësinë e tyre nëse hedhin para në një projekt që Edi Rama kërkon ta trajtojë si pronën e tij, një projekt që do të hidhet poshtë nga Partia Demokratike.

Partia Demokratike është në favor të një stadiumi serioz, sipas të gjitha standarteve olimpike moderne, ku prioritet do të ketë loja, sporti dhe spektatori, dhe jo klientela e kryeministrit që kërkon të zaptojë hapësirat fitimprurëse të impiantit më të rëndësishëm në vend.

Do të ketë stadium për futbollin e për sportet e tjera, dhe jo stadium për bizneset e Edi Ramës, për tu majmur ai dhe miqtë e tij.​

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima

Rusia lëshon “shi” dronësh ndaj Kievit, Ukraina njofton se i asgjësoi! 6 orë bombardime, nuk raportohen viktima