Zhurma pas “The Voice”
Elton Deda: Boll me Racizëm

Zhurma pas “The Voice” <br />Elton Deda: Boll me Racizëm
Jam duke lexuar komentet raciale drejtuar së njëjtës race, ku me dhimbje konstatoj se fisnikëria e kombit është në zhdukje e sipër. “The Voice of Albania” i ka shërbyer bashkimit dhe jo përçarjes. Thirrni mendjes sa nuk është vonë”, kështu ju është drejtuar kantautori i njohur Elton Deda, të gjithë atyre që kanë shkruarnë Facebook, se, “ Rina Bilurdagu, 18 vjeçarja nga Prizreni, nuk duhet të ishte shpallur fituesja e talent show-të “The Voice of Albania”.Shumë persona në rrjetin social Facebook kanë bërë tifozllëk për konkurrenten e skuadrës së Elton Dedës , Marsela Çibukaj, 27 vjeçaren që jeton prej vitesh në Itali, e cila sipas supozimeve paraprake mendohej të ishte fituesja e këtij spektakli. Ka mjaftuar kurorëzimi i Rinës si fituese, që të nisin debatet raciale, sipas të cilave një “kosovare” nuk duhet të ishte fituesja e edicionit të parë të “The Voice”. Komentuesit kanë përmendur dhe fitoren e shqiptares nga Kosova Rona Nishliut, në edicionin e 50-të të Këngës në RTSH, e cila është dhe këngëtarja që do përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong 2012. “Statusi im thërret për PAQE ndërsa ju edhe këtu filluat të grindeni, “TURP”, ka shkruar Eltoni në Facebook, me sa duket aspak i indinjuar që konkurrentja e tij nuk u shpall fituese.

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë

Caktimi i datës së zgjedhjeve në Kosovë, Kurti nuk i shkon në takim Vjosa Osmanit! Presidentja: Mund ta pyesni atë, supozoj se është në zyrë