Dhjetëra qytetarë çdo ditë kërkojnë ndihmën e Ministrisë së Mjedisit për mbylljen e lokaleve, të cilët qëndrojnë hapur deri në orët e para të mëngjesit. Edhe pse ligjërisht ato duhet të mbyllen në orën 23:00, një pjesë e madhe qëndrojnë hapur, duke shkaktuar një revoltë të madhe te banorët, të cilët e kanë të pamundur të qetësohen në banesat e tyre.

E ndërsa gjatë muajve të dimrit situata më problematike është në kryeqytet, gjatë muajve të verës kjo zhurmë zhvendoset në brenget.

Për këtë arsye, Në datën 27 Qershor, Ministria e Mjedisit, përmes “Task- Forcës” së ngritur, do të nisë inspektimin në të gjithë vijën bregdetare, nga Velipoja në Ksamil. Inspektori i Ministrisë së Mjedisit, Ergys Agasi, tha se në kryeqytet në këtë periudhë janë gjobitur 150 subjekte me 50 mijë lekë dhe, këtë javë, do të bëhet revokimi i lejes së mjedisit. 

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)