Zhvatën mijëra qytetarë përmes mashtrimit me mikrokreditë, Gjykata e Tiranës lë në fuqi 9 masat, 4 prej tyre arrest në burg! Përmbaruesi: Jam rrogëtar

Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi masat e sigurisë për 9 persona, 5 prej të cilëve arrest në burg e 4 arrest në shtëpi të akuzuar për mashtrimin përmes mikrokredive të mijëra qytetarëve debitorë. 

Togat e zeza dhanë masën e sigurisë “arrest me burg” për Arben Meskutin, përmbarues gjyqësor, ortak i "FINAL"; Aldo Dakën, Albert Gegën dhe Edmond Maton, të tre administratorë të Star-FS ndërkohë që u dha masa e sigurisë arrest në shtëpi për administratoren e Micro Credit Albania Elda Ibron si dhe për tre përmbarueset Jorsida Dervishi; Alketa Tanushi, Kejda Seferi.

Njëra nga të dyshuarat Jordisa Dervishi, e arrestuar për skandalin e mikrokredive, tha para gjyqtarëve se është larguar nga puna si përmbaruese në 2016.

“Më caktoni masë në 2024 për një fakt që nuk e di. Tani unë jam avokate. Më thoni çfarë kam bërë, për cilën dosje e keni fjalën”.

Katër prej tyre do të vijojnë të qendrojnë në burg dhe katër të tjerë në arrest shtëpie. Ndërsa, Arben Kote vijon të jetë në kërkim, pasi nuk është arrestuar ende nga policia.

Këtyre personave me detyrë përmbarues gjyqësor privat, iu është hequr licenca në vitin 2019 nga ministria e Drejtësisë. Sipas prokurorisë tre shoqëri përmbarimore dhe dy institucione financiare (Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH), me ndihmën e një noteri dhe të disa avokatëve, kanë krijuar skemën e shtrëngimit të debitorëve nëpërmjet procesit përmbarimor për marrjen e kredive të reja.Njjë tjetër i arrestuar, i tha gjykatës “jeni duke më gjykuar si në komunizëm, kam ushtruar aktivitet të ligjshëm . Jam thjesht një rrogtar me një pagë qesharake” deklaroi ish përmbaruesi.

Në arrest në burg janë:  
1 – Aldo Daka “Arrest në burg”-administrator i shoqërive përmbarimore Star-FS
2 – Albert Gega “Arrest në burg”- administrator i shoqërive përmbarimore Star-FS
3 – Edmond Mato “Arrest në burg”- administrator i shoqërive përmbarimore Star-FS
4 – Arben Meskuti “Arrest në burg”-  përmbarues gjyqësor, ortak i vetëm i Subjektit financiar jobankë "FINAL" sh.p.k
5. Alban Kote- “Arrest me burg” (në kërkim)
Në arrest shtëpie janë: 
1 – Jorsida Dervishi ‘Arrest në shtëpi’- permbaruese gjyqësore
2 – Alketa Tanushi  “Arrest në shtëpi”-përmbaruese gjyqësore
3 – Kejda Seferi “Arrest në shtëpi”- përmbaruese gjyqësore
4– Elda Ibro ‘Arrest në shtëpi’-  administratore e Micro Credit Albania 

Në kërkim në lidhje me skandalin është shpallur Alban Kote, për të cilin u konfimua masa e sigurisë arrest në burg në mungesë. Grupi prej nëntë personash akuzohet për vjedhje dhe shpërdorim detyre, ndërsa denoncimi ishte bërë për skema mashteuese dhe piramidale të mijëra qytetarëve.

Procedimi penal për skemën piramidale të mashtrimit te microkredi ka nisur në 25 shkurt të vitit 2020 pas kallëzmit të bërë në Prokurorinë e Tiranës nga Ministria e Drejtësisë. Gjatë hetimeve Prokuroria ka zbuluar se 5 shoqëritë, Micro Credit Albania, ADCA, SHP Zig, FS, FLASH, morën nga një bankë e nivelit të dytë, 3999 kredi të konsideruara të këqija dhe të pashlyera ndër vite me një shumë totale prej rreth 7.3 milionë euro.

Skema funksiononte përmes “Shtrëngimit të debitorëve në bankat e nivelit të dytë. Fillimisht përmbaruesit blinin debinë e qytetarëve nga bankat e nivelit të dytë, më pas bënin kontratë me debitorët. Brenda një periudhe të shkurtër, shtrëngonin qytetarët drejt marrjes së një kredie tjetër për të mbyllur të parën. Nga këtu, përmes skemave që nuk deklaroheshin në institucione, i çonin debitorët drejt borxheve të papërballueshme, si dhe u bllokonin nga shoqëritë përmbarimore rrogat, pronat, apo makinat. Në një rast që sjell prokuroria qytetarit me një borxh 340 mijë lekë, iu bllokuan 14 pasuri. Në një rast qytetarit iu sekuestruan rreth 500-fish më shumë sesa borxhi.

Ndërkohë Banka e Shqipërisë mbrëmë revokoi licencat të dy subjekteve financiare jobanka, përkatësisht licencën e shoqërisë “Final” më administrator Arben Meskut, dhe licencën e shoqërisë “Micro Credit Albania”,  me administrator Elda Ibro, pezulluar me vendimin nr. 644, datë 6.2.2024.

“Jemi në kushtet kur ata nuk plotësojnë më kriterin e reputacionit të lartë etik, i cili ndër të tjera konsideron që individi të mos jetë në ndjekje penale, në gjykim për vepra penale dhe i dënuar penalisht” njoftoi Banka e Shqipërisë.

Vendimi i BSH vjen pasi Prokuroria e Tiranës njoftoi nisjen e hetimit ndaj personave, mes tyre dhe administratores së Micro Credit Albania, Elda Ibro, dhe administratorit të subjektit “Final’ Arben Meskuti nën dyshimin se kanë përdorur licencat si kompani mikrokrediti dhe përmbarues gjyqësorë për të zhvatur mijëra qytetarë përmes skemave të rifinancimit me kushte të këqija të kredive të vjetra apo përmes shantazhimit të tyre duke i bllokuar pronat e luajtshme apo të paluajtshme.

Prokuroria e Tiranës njoftoi se tre shoqëritë përmbarimore, Zig , Star FS dhe Flash dhe dy shoqëritë Micro Credit Albania dhe Adca dyshohen se kanë vepruar si një etnitet i vetëm, duke aplikuar kamata vonese nga 2 deri në 8 për qind.

Në një rast shtetasi Tomor Hidaj që kishte marrë dy kredi, dyshohet se u mashtrua për të shlyer detyrimin e mbetur, pasi i ishte premtuar se duke marrë një të tretë do ti lehtësoheshin kushtet për pagesën e kësteve. Në rrethin vicioz të kredisë së re është futur edhe Hysni Troci, që katër ditë përpara se të mbyllte detyrimin final është detyruar të firmosë kontratë të re.

Ky hetim i prokurorëve të Tiranës Ndini Tavani dhe Arben Agovi, u finalizua në të njëjtën kohë kur një prokuror i tretë Leonard Filopati ka shpallur mos kompetencën për skandalin e mikrokredive dhe kërkon hetime nga SPAK për dyshimet e një grupi të strukturuar kriminal , si edhe të shpërdorimit të detyrës ndaj zyrtarëve të bankës së Shqipërisë që nuk ndërhynë duke vendosur rregulla. Prokuroria në dosjen hetimore shënon se shoqëritë përmbarimore nuk i kanë dorëzuar dosjet, me një total prej 5700 dosje që vijojnë të rëndojnë direkt mbi interes e qytetarëve, me një shifër prej 17 mijë individësh të prekur nga ky skandal.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:22
Tiranë/ U la në burg për skandalin me mikrokreditë, përmbaruesi: Po gjykohem si në komunizëm, jam rrogtar me pagë qesharake

1716550083_tirane.jpg

Një nga përmbaruesit e arrestuar për skandalin e mikrokredive gjatë seancës për masën e sigurisë në Gjykatën e Tiranës tha se ai është thjesht rrogtar me pagë qesharake.

“Po gjykohen si në komunizëm, kanë ushtruar aktivitet të ligjshëm dhe se nga ana e përmbaruesve janë zbatuar detyrimet. Jam thjesht një rrogtar me një pagë qesharake”, deklaroi një nga personat e akuzuar që ka punuar si përmbarues.

B.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • goni: 25/05/2024 06:43

    KETA BYTHQIRA PERMBARUES TI RRIHNI ME THUPRA THANE SA TU DALE SHPIRTI...

    Përgjigju
  • Permbarusi: 24/05/2024 21:39

    Komunizem kimunizem por presionin e kishe te madh

    Përgjigju
  • Besnik: 24/05/2024 18:29

    Ne burg kush te kete ideuar kete mashtrim djallzor kundret qytetareve te Shqiperise, por nje vrejtje e kam per median Shqipetare per derisa ceshtja nen hetim ju Nuk keni te drejte te publikoni foto te personit nen hetim, sepse nese dikush del i pafajshem mund tju hedhi ne gjygj per dem moral thjeshte nje keshille po jap.

    Përgjigju
  • Drejtësia e zhdrejtë: 24/05/2024 15:36

    SI KS MUNDËSI BURRAT TË GJITHË NË BURG E FEMRAT ARREST SHTËPIE!!!??? SHUMË E ÇUDITSHME JANË EDHE ATO MASHTRUESE NJËLLOJ SI BURRAT!

    Përgjigju
  • Edi: 24/05/2024 14:15

    Denim maksimal per keta grabites qe u kane nxire jeten qindra familjeve .. mos te kete meshire per keta bastard.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton

Edison Ypi: Spiun dhe Bariton