Gjykata e Apelit në Durrës ka caktuar masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për stomatologen Olesia Duka, e cila mashtroi biznesmenët duke iu marrë deri në 2 milionë euro.

Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa dentistja VIP nuk ka qenë e pranishme në seancën gjyqësore.

Ajo është përfaqësuar në këtë proces nga avokati i saj, Arben Llangozi. Ky i fundit ka deklaruar se seanca e radhës për Olesia Dukën do të shqyrtohet më datë 21 mars.

d.c./shqiptarja.com