U arrestua për zhvatjen e 3 mln eurove, lihet në burg agjentja postare! Beqiri: E stisur nga 'ADEX-i', jam debitore 200 mijë euro! Avokatët kërkojnë auditim

Alma Beqiri, agjentja e shërbimeve postare private "Adex' në Korçë e cila akuzohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro do të hetohet në masën e sigurisë "arrest me burg". 

Ky është vendimi që u dha sot paradite nga gjykata e Korçës për 46 vjeçaren e arrestuar më 3 qershor 2023.  Seanca e cilia nisi në orën 10:00 dhe ka zgjatur 2 orë.

Vetë Alma Beqiri thotë se historia është e stisur nga posta. 

Avokati mbrojtës pretendon se nuk kemi të bëjme me vjedhje me anë të mashtrimit por për mos rakordim shifrash dhe mohojnë që dëmi monetar është në vlerën 3 milionë euro dhe kërkojnë auditim financiar.

"Kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje të pastër civile dhe jo vepër penale. Të gjitha shifrat krejtësisht fiktive dhe kemi të bëjmë me një çështje të karakterit fiskal dhe tregtar. Nuk ka përvetësim, fshehje, vjedhje por ka mos akordim për një pjesa të detyrimeve qe nuk dihet sa janë,"  thotë avokati Jordan Daci. 

Avokatët pretendojnë se dy makinat që janë sekuestruar nga prokuroria janë blerë nga klientja e tyre në një kohë të mëparshme se kur pretendohet të ketë ndodhur fakti penal.

Ndërkohë burimet bëjnë me dije se Beqiri i ka thënë prokurorisë se bëhet fjalë për një diferencë 200 mijë euro dhe jo sa flitet 3 milionë euro.

Si funksiononte skema? 
 E arrestuara shpërndante pako të ndryshme postare, për llogari të subjekteve të treta dhe shumat monetare që i arkëtonte nga klientët, nuk i derdhte në llogarinë e subjekteve tregtare shitëse dhe as tek kompania që kryente këtë shërbim.
Sipas prokurorisë gjatë periudhës 2021-2023, në të cilën ushtronte funksionin e agjentes së shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec, dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar shumën 3 000 000 euro

Sigurimi këtyre fitimeve të mëdha janë dukur dhe në jetesën ndryshe që 46 vjeçarja kishte filluar të bënte në këto dy vitet e fundit.

Policia thotë se të ardhurat investoheshin blerjen e pasurive të paluajtshme dhe të bizneseve tregtare, në emër të vet dhe të familjarëve të saj.

Operacioni policor u kodua "Postmail" dhe u finalizua pas hetimeve të thelluara 2-mujore nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në drejtimin e Prokurorisë së Korçës. 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 automjete, në përdorim nga 46-vjeçarja.

Policia po heton për të zbuluar persona të tjerë të përfshirë në skemën e mashtrimit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:40
Alma Beqiri u arrestua për vjedhjen e 3 mln €, avokati: Nuk ka përvetësim, por nuk rakordojmë shifrat me postën 'Adex'

 

Avokati i Alma Beqirit ka reaguar pas caktimit të masës ‘arrest me burg’ nga Gjykata. Avokati thotë se shifrat nuk rakordojnë me shifrat me postat e ‘ADEX-it’.

"Kemi të bëjmë me një mosmarrëveshje të pastër civile dhe jo vepër penale. Të gjitha shifrat krejtësisht fiktive dhe kemi të bëjmë me një çështje të karakterit fiskal dhe tregtar. Nuk ka përvetësim, fshehje, vjedhje por ka mos akordim për një pjesa të detyrimeve qe nuk dihet sa janë. Beqiri gjatë seancës ka thënë se nuk ka asnjë lloj dëshire për tu mos u kthyer këto para. Kjo çështje do të zgjidhet ne momentin qe do ketë rakordim financiar. Makinat e sekuestruara janë blerë përpara kur pretendohet të ketë ndodhur fakti penal." - thotë avokati. 

Ora 12:08
Zhvati 3 mln euro përmes mashtrimit, lihet në burg agjentja e postës ‘ADEX-it’ në Korçë

1685952420_finalprojekt.00325223.Still039.jpg

Gjykata e Korçës ka vendosur masën e sigurisë  “arrest me burg” për Alma Beqirin. Seanca ka nisur në orën 10:00 dhe ka zgjatur 2 orë.

Alma Beqiri akuzohet se ka përvetësuar nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 3 milion eurosh për periudhën 2021-2023 si agjente e shërbimeve postare private në Korçë dhe Pogradec.

Ora 11:44
Zbardhet dëshmia e Alma Beqirit në gjykatë: E stisi ‘ADEX-i’! U detyrohem vetëm 200 mijë euro

 

Është zbardhur dëshmia e Alma Beqirit në sallën e gjyqit.

Ajo pretendon se e gjithë historia është stisur nga kompania postare.

Ajo ka thënë se është debitorë ndaj kompanisë në shumën 200 mijë euro dhe jo 3 mln siç pretendohet.

“Jam debitore vetëm për 200 mijë euro kundrejt postës, ndërsa pjesa tjetër është farsë e ngritur nga subjekti”  tha Beqiri, sipas gazetarit të Report TV, Armand Braho

Beqiri kërkon të bëhet auditim i pavarur. Ka qenë vetë posta që ka bërë denoncimin në polici të 46 vjeçares pasi pas një auditimi ka konstatuar se në arkën e saj mungonin 3 mln euro.

G.MO/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 05/06/2023 19:13

    3M euro më duken shumë jashtëzakonisht e madhe që zyra qendrore të lejojë kreditimin e një agjenteje për një kohë kaq të gjatë. Edhe 200K është gol i fuqishëm, guxim i madh. Po mirë t’u bëhet dhe të na bëhet kur preferojmë paratë e gatshme përpara pagesave bankare, apo shitje pa kupona fiskalë.

    Përgjigju
  • Fshati: 05/06/2023 14:40

    Tre milione euro!?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a duhet që KFOR të marrë në kontroll veriun e Kosovës?



×

Lajmi i fundit

Turi i takimeve, Basha nga Tirana: Vetting në politikë! Qytetarët i kanë mirëpritur propozimet e mia

Turi i takimeve, Basha nga Tirana: Vetting në politikë! Qytetarët i kanë mirëpritur propozimet e mia