Zhvendosen refugjatët nga Idomeni
UNHCR: BE të ndihmojë Greqinë

Zhvendosen refugjatët nga Idomeni<br />UNHCR: BE të ndihmojë Greqinë
Koordinatori i UNHCR-së në Idomeni, Babar Baloch deklaroi se refugjatët kanë filluar të tranferohen nga kampi në Idomeni në kampet e tjera të ndërtuara nga qeveria greke, ku do të sigurohen kushte më të mira për jetesë, ndërsa më pas ata të cilët do të pranojnë të tranferohen do t’u mundësohet të aplikojnë në programin e Bashkimit Evropian për zhvendosjen e refugjatëve në vendet e tjera evropiane.

Baloch bëri të ditur se kjo vlen vetëm për refugjatët nga Siria dhe Iraku.

Ai shtoi se kapacitetet e shërbimeve azilkërkuese greke nuk janë të larta dhe këtij vendi i nevojitet ndihmë nga BE-ja për përshpejtimin e procedurave.

Plani i Bashkimit Evropian për zhvendosjen e refugjatëve është një program me të cilin vendet e ndryshme evropiane do të pranojnë refugjatë, duke u bazuar në numrin sa janë dakorduar më herët. BE-ja duhet të vërejë këtë realitet dhe të ndihmojë Greqinë në përshpejtimin e procesit”, deklaroi Baloch

Ndërsa nga ana tjetër presidenti i Maqedonisë George Ivanov u shpreh se kufijtë janë të hapur për të gjithë personat të cilët kanë dokumente të rregullta

Maqedonia ka qene pritëse e emigrantëve dhe në të shkuarën. Si fillim gjatë luftës së Bosnjes më pas gjatë luftës së Kosovës ne kishim 360 mijë refugjatë në vednin tone", u shpreh Ivanov.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan

Zjarret në vend/ Ministria e Mbrojtjes: 19 vatra janë ende aktive, 9 të tjera u shuan