Zhvendoset grupi i PS, Kryesia
e Kuvendit vishet mavi/FOTO

Zhvendoset grupi i PS, Kryesia<br />e Kuvendit vishet mavi/FOTO
Partia Socialiste me në krye Edi Ramën mori timonin drejtues më 25 qershor, për të qeverisur vendin edhe për katër vitet e ardhshme. Përveç ndryshimeve të mëdha në administratë dhe qeveri, duket se ky mandat do të përshkohet dhe nga një element tejet i veçantë. Ngjyra mavi, që është dhe ngjyra që karakterizon partinë, duket se do të shfaqet edhe në institucione të rëndësishme, siç është Parlamenti.

Fotot e siguruara nga Shqiptarja.com tregojnë qartë “fytyrën” e re që ka marrë salla e Kuvendit në Kryesi. Salla ku do të ulen deputetët dhe ministrat e qeverisë “Rama 2” është veshur e gjitha në mavi. Siç është bërë e ditur, mbledhjet e Grupit Parlamentar të PS, ato mes ministrave çdo të hënë dhe Kryesia e PS do të mbahen në Kryesinë e Kuvendit. 

Pak ditë më parë, u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit Qeveri-PS-Grup, mbledhjet e të cilëve do të zhvillohen në Kuvend, i cili tashmë ka marrë pamje të re, siç e tregojnë dhe fotot e mëposhtme.

[gallery]24114[/gallery]

Redaksia Online
D.Ç./Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin

Kukës/ Emigrantët kthehen për pushime, gjallërojnë Shishtavecin