Në Report Tv, në emisionin RePolitix, mbrëmjen e sotme është folur në lidhje me zhvillimet e fundit të bisedimeve Ukrainë-SHBA-Rusi. Sipas deputetit të PS-së, Petro Koçi, zhvillimet e fundit nuk tregojnë një mbrojtje të SHBA-së për Europën.
Nga ana tjetër, ajo që sipas Koçit bie më shumë në sy është se Rusia nuk shihet më si agresor nga SHBA.
H.K/r.k./Shqiptarja.com"Është një alarm për Europën, sepse unë mendoj që raporti, konsiderata e re amerikane, sepse konsiderata e re për Ukrainën është një marrëdhënie e re me Europën. Deri tani, SHBA mbroheshin Ukrainën sepse, duke mbrojtur Ukrainën, mbronin Europën. Kjo gjë mesa duket ka ndryshuar. Dhe në pikëpamjen amerikane, Rusia ka humbur statusin e agresorit, dhe kjo është më e rëndësishmja. Edhe nuk ka lidhje me 24 orët e fundit, por ka lidhje me datën kur Presidenti Trump mori statusin e SHBA-së. Në këto lloj koordinatash duhet parë ky lloj zhvillimi."-tha Koçi
![]()
Komente

