"Zhvillimi ekonomik i Shqipërisë,
i rëndësishëm për Gjermaninë"

i rëndësishëm për Gjermaninë"">
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot një delegacion me deputetë të parlamentit gjerman, anëtarë të Grupit të Miqësisë me vendet e Evropës Juglindore.

Deputetët e Bundestagut thanë se Gjermania mbështet progresin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian dhe theksuan se reforma në drejtësi është shumë e rëndësishme, si për rritjen e besimit të qytetarëve ndaj shtetit ligjor ashtu edhe për klimën e biznesit. Gjithashtu, ata shtuan se zhvillimi ekonomik i Shqipërisë dhe i rajonit është shumë i rëndësishëm për Gjermaninë dhe investitorët gjermanë.

Ndërsa, Meta u shpreh se Shqipëria i vlerëson përpjekjet e Gjermanisë në përballjen me krizën e paprecedentë të lëvizjeve migratore që ka prekur Evropën, duke theksuar se sfidat e përbashkëta menaxhohen më mirë përmes një bashkëpunimi më të ngushtë mes të gjithë vendeve evropiane.

Duke bashkëbiseduar mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, kryeparlamentari tha se reformimi i sistemit të drejtësisë është kyç jo vetëm për procesin e integrimit evropian, por edhe për rritjen e besueshmërisë së Shqipërisë pranë vendeve anëtare të BE-së, si dhe ndaj investitorëve të huaj.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!

Rama me ambasadorët: Do doja që karrigia e Federatës Ruse të mos ishte bosh, viti tjetër sjelltë paqe në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme!