Ministeriali i Mbrojtjes, Xhaçka konfirmon: Do jemi në Kosovë, Afganistan, Letoni
Olta Xhaçka, ministre e Mbrojtjes
Shqipëria rikonfirmon pjesëmarrjen e saj në të gjtha misionet, ku Forcat e Armatosura janë të angazhuara. Kështu ka theksuar Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka, gjatë ministerialit të mbrojtjes të 30 vendeve anëtare të NATO-s, i mbledhur për të dytën herë online për shkak të COVID-19. Ky takim ishte parashikuar që të mbahej në Tiranë, por pandemia e 3 muajve të fundit bëri të pamundur organizimin në vendin tonë, të një prej eventeve më të rëndësishme vjetore të Aleancës.
Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka gjatë fjalës së saj, tha se “Shqipëria konfirmon praninë e saj në Kosovë, Afganistan, Letoni dhe po punojmë për një mision të përbashkët në Irak në kuadër të Kartës së Adriatikut, drejtimin e së cilës e ka vendi ynë. Vlerësim për burrat dhe gratë në uniformë, kontributi i të cilëve janë siguria që misionet e operacionet të vazhdojnë pavarësisht pandemisë”.
Ministrja e Mbrojtjes propozoi fokus të veçantë të NATO-s për mbrojtjen dhe deterrancën në krahun jugor të Aleancës. Duke vlerësuar rolin vendimtar që NATO ka në mbrojtjen e rendit global, bazuar në vlerat e përbashkëta, ministrja e Mbrojtjes tha se një aleancë e bashkuar dhe solidare është përgjigja më e mirë ndaj çdo rivali gjeopolitik të NATO-s.
Në qendër të diskutimeve të dy ditëve të Ministerialit, janë misionet e operacionet e NATO-s si, si dhe mbrojtja e deterranca në Aleancën më të madhe ushtarake në botë. Të enjtjen, Ministrat e Mbrojtjes së NATO do të diskutojnë mbi masat që po merren për fazën e dytë të pandemisë në vendet e aleancës.
Sondazhi i ditës:
26 Dhjetor, 08:05
Si ka qenë për ju viti 2024?
-
I mirë
45.4%
-
I keq
20.9%
-
As i mirë as i keq
33.7%
Vota total: 839
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleancës
23 Dhjetor, 16:58
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Marrëveshja për emigrantët, Meloni mbledh nesër qeverinë: Më duket se Kasacioni na ka dhënë të drejtë
22 Dhjetor, 11:51
-
Ilir Yzeiri: Teksti i Edi Ramës dhe fshati i madh shqiptar
21 Dhjetor, 19:45
-
Bazë e re ushtarake e SHBA-së në Poloni! Sistemi i ri për mbrojtjen nga raketat përforcon krahun lindor të NATO-s
21 Dhjetor, 18:42
-
Trump do t’u kërkojë vendeve të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen në 5% të PBB-së
21 Dhjetor, 16:55
-
Shqipëria dërgon ushtarë në komandën e NATO-s për të trajnuar forcat e Armatosura të Ukrainës
18 Dhjetor, 18:08
-
Medvedev kërcënon zyrtarët e NATO-s, pas vrasjes së gjeneralit rus
18 Dhjetor, 16:43
-
'Jeni zgjedhur pa asnjë kushëri dhe parti', Rama me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO: Kushedi sa italianë e gjermanë keni lënë pa punë
17 Dhjetor, 19:50
-
Kryeministri Rama takim me kreun e NATO-s Mark Rutte: Mbështetës i paepur i Shqipërisë
17 Dhjetor, 17:40
-
Shefi i NATO-s për sulmin në Ibër-Lepenc: Përgjegjësit të sillen para drejtësisë
16 Dhjetor, 18:25
-
Detajet nga mbledhja e Kuvendeve Shqipëri-Kosovë më 20 dhjetor, në fokus koordinimi i agjendës kombëtare
16 Dhjetor, 10:46