Gjithashtu, reformat e strukturore të nisura së fundmi, në mënyrë që të përmirësohet klima e investimeve, janë mirë pritur nga të pranishmit. Ata ranë dakord se aksesi i huadhënies për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme në Shqipëri është një fushë, e cila ka një potencial për të ardhmen. Në përfundim, të gjithë ranë dakord se ky ishte një takim i frytshëm dhe duke deklaruar angazhimin e tyre për të rimëkëmbur ekonominë shqiptare. Nga institucionet financiare ndërkombëtare, në këtë Forum ishin të pranishëm përfaqësues të Bankës Botërore, Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, si dhe Banka Qëndrore Europiane.
Shkrimi u publikua sot (28.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)