Zhvillohet turizmi malor në Fushë-Studen të Librazhdit! Fshati piktoresk, në mes të Parkut Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

Librazhd- Simboli i Fushë Studen është liqeni përballë fshatit, në rrëzë pyllit të ahut, ç’ka i jep pamjen piktoreske.

Me pasuritë natyrorë, rekreative, traditat dhe kulturat ku fshat po tërheq vëmendjen e turistëve. Ata shprehen se preferojnë peshkimin në ujërat malore, ecjet sportive, alpinizëm.

“Më pëlqen natyra, vendi, njerëzit janë shumë të mirë. Është rrugë e bukur shumë dhe ambienti po ashtu”, thonë vizitorët për Report TV.

Si pasojë e rritjes së interesit për ta vizituar në zonë janë ngritur disa njësi shërbimi, si restorante e bujtina. Ushqimet bio dhe qetësia larg zhurmës së zonës urbane janë oferta tunduese e Fushë-Studen.

“Të shumtët janë nga Librazhdi që vijnë, nga Tirana. Janë shtuar shumë të huajit”, thotë Klodian Balla, menaxher i një njësie shërbimi.

Nga Librazhdi në Fushë-Studen mbërrin për 50 minuta, në një rrugë të asfaltuar që ofron pamje relaksuese, sidomos në stinën e vjeshtës.

A.Q/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

  Partitë e vogla ose pikat e ujit që do të gërryejnë dinosaurët e politikës

 Partitë e vogla ose pikat e ujit që do të gërryejnë dinosaurët e politikës