Zhvlerësimi i valutave, nuk solli rënie çmimesh! Eksperti: Produktet e importuara duhet të ishin më të lira! Nuk ulen prej oligopoleve dhe evazionit

Çmimet e produkteve ushqimore, të hidrokarbureve dhe mallrave të tjera të importuara duhet të ishin më të lira nëpër tregjet e vendit, si pasojë e zhvlerësimit të monedhave të huaja e kryesisht të euros e dollarit.

Duke qenë se euro dhe dollari kushtojnë më pak se vjet kur konvertohen në lekë, ekspertët argumentojnë se çmimet duhet të ishin në rënie, por në tregje ndodh e kundërta për 3 shkaqe kryesore.

“Faktorët kyç që po frenojnë uljen e çmimeve?

Nëse mund ti themi me tre fjalë do të ishin: Oligopolet, informalitetit dhe veprimi-mosveprimi i administratës në përgjithësi , këtu fus edhe korrupsionin”, pohon eksperti Eduart Gjokutaj.

Eksperti i ekonomisë Eduart Gjokutaj shpjegon se spekulimet më të mëdha të çmimeve po bëhen nga tregtarët e shumicës.

“Më së shumti kjo ka të bëjë si me strukturimin e bizneseve të shumicës dhe pakicës. Ku këta të shumicës zakonisht janë në pozita oligopoli dhe natyrshëm kontrollojnë tregun. Si edhe pjesa e informalitetit e cila e zhbën çdo lloj beteje të administratës, duke bërë që të mos përcillet në treg ajo normë çmimi që duhet të vinte realisht e ulët”, pohon Gjokutaj.

Përtej importit, edhe produktet ‘Made in Albania’ po kushtojnë më shumë, kjo si rezultat e rrugës që bën produkti nga bujku, tek grumbulluesi me pas në pikën e shumicës për të përfunduar tek pakica, rrugë që shoqërohet me rritje çmimi.

“Ministria e Bujqësisë me drejtoritë e saj duhet të ndërhynte për të strukturuar dhe sistemuar tregun për arsye se problematika të tilla ka krijuar edhe probleme në momentin e qarkullimit zinxhir të produkteve bujqësore, që nga momenti që ato mbillen, tek subvencioni, dhe më pas sesa arrijnë në treg në mënyrë të deformuar apo jo të çmimeve”, thekson eksperti.

Referuar kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë, euro aktualisht po këmbehet me 104 lekë, ose 10 lekë më pak se vjet, ndërsa dollari me 95 lekë rreth 12 lekë më pak se në dhjetor të 2022-shit.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hektor: 17/12/2023 14:42

    Po shteti cfar ben,ku jana ata te mbrojtjes se konsumatorit.

    Përgjigju
    • Lala: 17/12/2023 15:19

      Shteti na vjedh ne kaq

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë