Zhvlerësohet leku ndaj valutave


TIRANË, 18 Shkurt  /ATSH/- Në tregun e këmbimit valutor vendas, Leku humbi pikë përsëri të mërkurën në këmbim me valutat kkryesore, euro dhe dollarë.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 140.5 lekë, niveli më i lartë prej më se një viti, sipas të dhënave të publikuara nga BSH-ja. Ndërsa dollari ka fituar pikë sot në tregun e brendshëm, duke u rritur me 0.16 lekë, për t'u këmbyer me 123.39, lekë poshtë nivelit më të lartë të fillimvitit 2015 prej 124.48 lekë.
Aktorët e tregut pohojnë se janë faktorët e brendshëm që po diktojnë kursin e këmbimit të valutave ndaj lekut. Ka një kërkesë të lartë të bankave që po blejnë monedhën e përbashkët për llogari të klientëve të tyre.
Euro është ndihmuar sot edhe nga forcimi i saj në bursat ndërkombëtare.
Në shkurt të vitit të kaluar, kur euro këmbehej sërish me 140.5 lekë, në bursat ndërkombëtare monedha e përbashkët vlente sa 1.36 dollarë, shumë më lart se në ditët e sotme. e,xh//m.m/

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Piepolit/ 60% e shqiptarëve: Task-Forca e SPAK për krimet elektorale s’ndikon në zgjedhje