Pesë persona procedohen në gjendje të lirë nga Policia e Beratit, pasi prishën qetësinë publike. Uniformat blu nisën procedimin penal në gjendje të lirë për A.C, 22 vjeç, E.Ç, 25 vjeç, E.Ç, 21 vjeç, R.Ç, 30 vjeç dhe E.B, 21 vjeç, të gjithë banues në Berat. Ata nisën të konfliktoheshin duke goditur njëri-tjetrin për motive të dobëta. Burimet thanë se ngjarja u shënua në rrugë, ndërsa tre nga personat kanë lidhje gjaku me njëri-tjetrin. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” dhe “Kanosja” në ngarkim A.C, dhe për veprën penale “Prishja e qetësisë publike” në ngarkim të E.Ç, E.Ç, R.Ç dhe E.B.