ZIMBABVE- Zgjedhjet presidenciale në Zimbabve ishte një "farsë e madhe", tha kryeministri Morgan Tsvangirai, duke pretenduar se ka pasur manipulim votash nga ana e mbështetësve të presidentit aktual Robert Mugabe.
Në një konferencë shtypi, Tsvangirai, i cili dha dorëheqjen nga gara presidenciale të mërkurën, shtoi se rezultatet paraprake janë "të pavlefshme" dhe se këto zgjedhje nuk reflektjonë vullnetin e lirë të popullit.
Partia e presidentit Mugabe, e cila është duke pretenduar për një fitore i mohoi akuzat, duke thënë se votimi shkoi normalisht.
Grupi më i madh vëzhguesve vendorë ka thënë më parë tha se deri në një milion njerëz u penguan nga votimi.
Numërimi i fletëve të votimit ka filluar gjatë natës së mërkurës dhe Komisioni Zgjedhor ka pesë ditë afat që të deklarojë se kush ka fituar zgjedhjet presidenciale.
Policia ka paralajmëruar se do të ndërmarrin veprime kundër atyre që do të nxjerrin rezultate të parakohshme.
Për Morgan Tsvangirai dhe Robert Mugabe ishte hera e tretë që të dy politikanët garuan kundër njëri-tjetrit për postin kryesor të shtetit.
Mugabe u bë Presidenti i këtij vendi që prej shpalljes së pavarësisë nga Britania e Madhe në vitin 1980.
Redaksia Online
(l.ç/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com