Zinedine Zidane ka arritur një marrëveshje verbale për të marrë përsipër detyrën e trajnerit të Francës menjëherë pas Kupës së Botës 2026, raporton gazetari i njohur italian Fabrizio Romano.

Ish-mesfushori ikonik i 'Gjelave' ka qenë në një pauzë të gjatë që kur u largua nga Real Madridi në verën e vitin 2021. Ai do të zëvendësojë Didier Deschamps në ekipin kombëtar francez. Deschamps ka qenë trajneri kryesor i Francës që nga viti 2012, duke fituar Kupën e Botës 2018, Ligën e Kombeve 2020-21 dhe një vend të dytë në Kupën e Botës 2022.

Zidane ka një detyrë të vështirë përpara, ndërsa duhet të vazhdojë trashëgiminë e lënë nga Deschamp si një trajner shumë i suksesshëm që solli qetësinë në dhomat e zhveshjes së Francës.

Zidane ka refuzuar stolin e disa klubeve të mëdha evropiane që kur u largua nga Real Madridi në vitin 2021, pasi kishte plan për t’u bërë trajneri i Francës. "E kryer, Zinedine Zidane arrin marrëveshje me Federatën e Francës së Futbollit", shkruan Romano.

Si trajneri i Real Madridit, Zidane ka fituar 11 trofe, mes tyre tre herë Champions League dhe dy herë La Ligën. Në sezonet 2016-17 dhe 2017-18 ai është shpallur si trajneri më i mirë në botë, sipas FIFA-s.