Ziu në Report Tv: Sot nisim kthimin e lekëve të gjobave, me dron po kontrollojmë edhe për kanabis (VIDEO)

TIRANE-Zëvendësdrejtori i Policisë për Sigurinë Publike, Dhimitraq Ziu u shpreh në një intervistë për emisionin 'Rreze Dielli' në Report Tv se masat për këtë fundjavë do të jenë të njëjta me atë që shkoi, pra prej ditës së sotme në orën 17:30 deri të hënën në orën 05:00 gjithçka do të jetë mbyllur dhe qytetarët nuk duhet të dalin nga banesat me përjashtim të kategorive të lejuara. "Deri tani jemi në të njëjtën situatë sikur vepruan në fundjavën që shkoi. Ne jemi 24 orë në punë dhe do të vijojmë deri kur të vijë ndonjë ndryshim tjetër" tha ai. Pritet për t'u parë nëse brenda fundjavës, kryeministri Edi Rama do të bëjë përjashtime si të shtunën dhe të dielën e kaluar, që lejoi pensionistët dhe nënat me fëmijë që të dalin disa orë.

Dhimitraq Ziu shpjegoi gjithashtu se sot kanë nisur procedurat pas faljes së gjobave me kthimin e lekëve për ata qytetarë që e kanë paguar masën administrative, por edhe lejet e drejtimit dhe dokumentacionin. "Përtej asaj që është historike falja e masave administrative, ne po vijojmë me procedurat dhe sot po procedojmë me faljen, kthimin e dokumentacionit, që policia ka administruar si provë, si lejet e drejtimit, kemi filluar me kthimin e vlerës e gjobës, lekët. Që nga data 17 dhe këtej policia nuk e ka ndërprerë aksionin, kemi dhënë disa masa administrative, nga data 18 dhe deri sot jemi 274 masa administrative. Një pjesë e qytetarëve nuk e kuptojnë rëndësinë e kësaj mase, por ndihen të penduar, por pendimi i tyre nuk ka vlerë kur vijnë në komision. Qytetari duhet ta vlerësojë" tha ai.

Një tjetër aspekt i rëndësishëm që ka bëjë me evidentimin e shkelësve të karantinës është droni. Ziu sqaroi se droni nuk po përdoret vetëm për këtë rast, por edhe për evidentimin e parcelave me kanabis. "Policia krahas masave për mbulimin e territorit me shërbime të ndryshme kohët e fundit ka rritur cilësinë e kontrollit edhe përmes teknologjisë, që është droni. Në krahasim me fazat fillestare të masave administrative ka një rënie të theksuar, pavarësisht se fashat e lirimit të punësimit, të bizneseve. Sot vetëm 56 biznese nuk e ushtrojnë veprimtarinë, kjo ka treguar se ka masivitet në lëvizje, por bizneset punojnë në mënyrë të kontrolluar. Qëllimi i kontrollit me dron është sensibilizimi i qytetarëve në lidhje me kërkesat dhe detyrat e aktit.

Ne veprojmë duke ngritur dronin në zona problematike duke filmuar territorin, aty evidentojmë shkeljet. Më pas bëjmë identifikimin dhe mbajmë procesverbalet. Qytetarët janë të ndërgjegjësuar nga dita në ditë. Ne me dron nuk po zbatojmë punën vetëm për kërkesat për aktin normativ, por edhe kapjen e personave në kërkim, rikthimin e narkotikëve dhe të atyre me precedent kriminal, por edhe kultivimin e bimëve narkotike. Pamjet dhe kontrolli na ka lehtësuar" tha ai.

Në fund zëvendësdrejtori kishte një mesazh për të gjithë efektivët e policisë në krye të detyrës. "U bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të respektojnë edhe punonjësit e policisë, se polici është qytetar, prind dhe shok, policia nuk e ka luftën me qytetarët dhe bizneset, por me virusin sikur e kanë qytetarët. Uroj shërim të shpejtë punonjësve të prekur dhe familjeve tona që na janë gjendur pranë pavarësisht se jemi të riskuar" tha ai.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Agim Cupja: 24/04/2020 11:44

    Po mire sot ne oren 11.00 na thuhet qe ke kohe deri ne 17.30? Ca eshte kjo lloj idiotesie!!!

    Përgjigju
  • Hasani: 24/04/2020 11:12

    Z. Ziu ruaj myslimanet se sot fillon namazi i teravive qe i falin ne xhami.

    Përgjigju
  • Rim kovaci: 24/04/2020 10:49

    Po mire o Dhimo, po ne qe jemi ne pune na mengjesi dei ne 5 kur do bejme pazar per fundjave?Apo sdo hame buke ne?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit

Bashkëshortja e Netanyahut nën hetim, akuzohet se ka frikësuar kundërshtarët politikë në gjyqin për korrupsion të liderit izraelit