Deputetja demokrate e Qarkut Kukës, Mimoza Hajdarmataj, ka azkuzuar kompaninë e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike për zjarrin që përfshiu katër banesa në Tropojë.  

Hajdarmataj tha se është jonjerëzorë që familjet në nevojë paguajnë me borxhe, heqin bukën e gojës për faturat e energjisë, dhe OSSHE, strukturat e Ministrisë së Energjisë, injorojnë me shpërfillje banorët kur shkaktohen dëme nga luhatjet e tensionit.

Këta taksidarë, tha shtoi ajo, i qëndrojnë mbi kokë pensionisteve dhe të varfëreve për pagesën deri në qindarkën e fundit, dhe nuk duan t’ia dinë kur shkaktojnë vetë këto fatkeqësi.

“Skema sociale që kërkuam në Parlament për komensimin e të varfërve në pagesën e faturave vazhdon të refuzohet me arrogancë dhe asnjë pagesë e faturave nuk shkon për investime në rrjet”,  vijoi deputetja demokrate.

Redaksia Online
(m.b/shqiptarja.com)