Një ngjarje e dyshimtë është regjistruar mbrëmjen e së martës në zonën e Transballkanikes, ku dy automjete janë përfshirë nga flakët.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi fillimisht është hedhur lëndë djegëse në njërin prej mjeteve, i cili më pas është përfshirë plotësisht nga flakët. Burime të pakonfirmuara flasin se në një automjet që i përket një efektivi policie është hedhur molotov.

Si pasojë e përhapjes së zjarrit, është dëmtuar edhe një automjet tjetër i parkuar pranë vendit të ngjarjes. Një prej mjeteve është shkrumbuar totalisht. Fatmirësisht, automjetet kanë qenë të parkuara dhe nuk raportohet për persona të lënduar.

Autoritetet po punojnë me verifikimin e shkaqeve të plota të incidentit.