Një zjarr i përmasave të mëdha i rënë në pyjet pranë një qyteti kanadez në Alberta ka detyruar autoritetet të evakuojnë rreth 80 mijë banorë të rrezikuar.

Në këtë provincë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme.

Flakët të ndihmuara nga era janë përhapur me shpejtësi drejt banesave dhe kanë shkatërruar dhjetëra shtëpi dhe ndërtesa.

Por pavarësisht përmasave shqetësuese të zjarrit, nuk raportohen viktima. Rreth 100 zjarrfikës u angazhuan në shuarjen e flakëve, të mbështetur edhe nga helikopterët.

Disa prej banorëve mes lotëve rrëfyen se kishin humbur gjithçka nga zjarri.

Kryebashkiakja e Albertas tha se ky ishte evakuimi më i madh në histori në këtë zonë dhe se prioritet mbetet strehimi i banorëve të larguar nëpër kampet e ngritura.

Redaksia Online
(U.S/shqiptarja.com)